Bota
Një shqiptar në Greqi tenton ta djegë gruan
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi me protagonistë dy shqiptarë.
Burrë e grua, të cilët prej vitesh jetonin në Kalamata të Greqisë, kanë shkaktuar panik në zonë, pasi burri ka tentuar të djegë gruan, të dy nga Shqipëria.
Sipas mediave greke, 45-vjeçari e ka lyer gruan e tij, shqiptare gjithashtu, me benzinë dhe e ka djegur të gjallë.
Kanë qenë fqinjët ata që kanë vënë re flakët në banesë dhe kanë lajmëruar autoritetet përkatëse, përfshirë edhe zjarrfikësen.
Gruaja, aktuslisht ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa shqiptari ka përfunduar i plagosur lehtë, për shkak të flakëve.
Të njëtat media shkruajnë se dyshja kishin konflikte prej kohësh dhe se tentativa e vrasjes ka ardhur si pasojë e një sherri momental.
Ata janë edhe prindër të dy fëmijëve, 14 dhe 18 vjeç, të cilët fatmirësisht nuk ndodheshin në banesë për të parë skenën e frikshme.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











