Sport
Një shqiptar i gatshëm të luajë për Kataluninë
Për Kataluninë mund të luajë edhe një futbollist shqiptar. Bëhet fjalë për Ivan Balliun. Ai është i lindur në Kataluni, derisa luan për Kombëtaren shqiptare
Katalunia është duke luftuar për Pavarësinë e saj nga Spanja. Nëse fiton Pavarësinë, atëherë Katalunia do të kishte përfaqësuesen e saj, me emra shumë të njohur si Andres Iniesta, Gerard Pique, Sergio Busquets.
Por, për këtë përfaqësuese mund të luajë edhe një futbollist shqiptar. Bëhet fjalë për Ivan Balliun. Ai është i lindur në Kataluni, derisa luan për Kombëtaren shqiptare, përcjell albinfo.ch.
“Momentalisht, ai ka mundësinë që të jetë futbollist i Shqipërisë. Por ndoshta në të ardhmen mund të luajë në arenën ndërkombëtare me formacionin katalanas”, është shprehur babai i futbollistit, Salvador Balliu për mediat spanjolle.
Ivan Balliu ka luajtur edhe në ekipin e Akademisë se Barcelonës edhe pse nuk luajti asnjëherë në ekipin e parë.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












