Lajme
Një rrugë me emrin Dora Wegmann në Mitrovicë
Në Mitrovicë, një rrugë është pagëzuar në nderim të pastores zvicerane Dora Wegmann e cila kishte organizuar lutje për Kosovën gjatë luftës
Kur, në marsin e vitit 1998 mbërritën në Zvicër lajmet e para për aktet e dhunës mbi popullatën civile në regjionin e Drenicës, në Kosovë, mjeku kosovar Bahri Rexha, i cili punonte si infermier në spitalin Bachwiesen, i qe drejtuar pastores së spitalit, Dora Wegmann. I brengosur nga një përshkallëzim i konfliktit në atdheun e tij dhe me dhimbjen për fatin e njerëzve atje, ai kërkonte të gjendeshin mundësi për të ndërmarrë diçka që do të mbështeste ata njerëz.
Mjeku mysliman dhe pastorja reformiste ranë shpejt në ujdi: “Në vend se, të pafuqishëm, të bëjmë sehir, të provojmë mundësinë e lutjeve fetare”, thuhej në thirrjen, të cilën po atë muaj ua drejtuan personave dhe bashkësive kishtare në gjithë Zvicrën. Aty përshkruhej në mënyrë shumë konkrete synimi: Bëhej fjalë për njerëzit të cilët në regjionin e Drenicës po jetonin të rrethuar, pa ushqim dhe pa medikamente, për gratë dhe fëmijët që kishin pësuar sulme brutale, dhe puna ishte që këto fakte të bëheshin publike.
Kur, një vit më vonë, lufta po bëhej e pandalshme, Bahri Rexha dhe Dora Wegmann ua dërguan sërish një apel të ri të gjithë priftërinjve dhe priftëreshave në kantonin e Cyrihut. Veç kësaj, ata ia dolën që të bindin Kishën Reformiste të Zvicrës dhe Vikariatin e Përgjithshëm të Kishës Katolike të kantonit të Cyrihut për kuptimin e thellë që ka lutja publike për paqen.
Në një letër të nënshkruar bashkërisht më 24 mars 1999, kryetari i Këshillit të Kishës, Ruedi Reich dhe ndihmës ipeshkvi Peter Henrici, bënë apel ndërmjetësimi për të gjithë njerëzit që po vuanin në konfliktin kosovar. Aty kërkohej nga ata që “të bashkëndjejnë, mendojnë dhe ndihmojnë së bashku”.
Në të njëjtën kohë, Bashkësia e Kishave Evangjeliste (protestante) të Zvicrës dhe Konferenca Ipeshkvnore e Zvicrës bënë apel që të mbaheshin lutje fetare për përfundimin e luftës dhe për një zgjidhje paqësore. Ato po ashtu i kërkuan Qeverisë Federale që “të pranojë shumë refugjatë dhe që qëndrimin e përkohshëm të kërkuesve të strehimit ta zgjaste për gjithë kohën deri sa të bëhej i mundur një kthim me dinjitet në Kosovë”.
Në festën e Rrshajave në vitin 2011 në qytetin kosovar të Mitrovicës një rrugë është pagëzuar në nderim të pastores së vdekur në vitin 2001, Dora Wegmann. Rruga e cila ndodhet në periferi të pjesës shqiptare të Mitrovicës çon drejt një bregoreje që mundëson pamjen mbi qytetin ende të pllakosur nga tensionet në mes të serbëve dhe shqiptarëve.
Atje, në atë kodër, dr. Bahri Rexha dëshiron të ndërtojë një shtëpi rekreacioni për personat me aftësi të kufizuara. Si një qendër takimi, ajo do të shërbente për mirëkuptimin dhe paqen në mes të njerëzve dhe popujve.
Angazhimi i Dora Wegmann për mirëkuptimin dhe solidaritetin mes popujve është skalitur edhe në dokumentin e përkushtimit të lëshuar nga qyteti me rastin e emërtimit të rrugës.
Rruga “Dora Wegmann” në Mitrovicën e largët do të duhej t`ua kujtonte njerëzve se edhe një akt i thjeshtë guximi qytetar ka ndikimin e tij: Se këmbëngulja në lutje dhe në solidarizim me të gjithë ata që e kanë të nevojshme mbrojtjen dhe mbështetjen, ndihmon njerëzit konkretë. Por, na ndihmon edhe ne që të mbetemi humanë dhe që të mos ngurtësohemi. (Nga revista Neuewege)
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












