Lajme
Një peshkaqen shqiponjë, i veçantë dhe i parrezikshëm
Zbulohet peshkaqeni shqiponjë, që përgjatë historisë thuhej se ishte zhdukur. Në vitin 2012 një grup kërkuesish ndërkombëtarë nxorën në dritë fosilet e një kafshe të panjohur, dhe i janë dashur rreth 10 vjet për të arritur në konkluzionin e tanishëm, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se ky lloj peshkaqeni, deri më tani i panjohur, që rreth 90 mln vjet më parë notonte në ujërat e gjirit të Meksikës.
Karakterizohej nga zgjatje në zonën e karaharorit, gjë që i dha edhe emrin peshkaqeni “shqiponjë”, pasi dukej sikur kishte krahë.
Detajet e zbulimit dhe të gjithë punës kërkimore janë publikuar në revistën “Shkenca”.
Sipas kërkuesve, peshkaqeni ishte i gjatë 1.65 m, kishte gojë gjigante, por dhëmbë shumë të vegjël dhe kreshta që dukeshin si flatra me hapje prej 2 metrash. Nga përshrkimi duket si një krijesë e tmerrshme, por nuk ishte i rrezikshëm dhe ushqehej me plankton, duke qenë i padëmshëm për kafshët e tjera detare.
Ky zbulim pasuron listën e faunës. Veçanërisht një grup peshqish që tashmë janë specie të zhdukura.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











