Lajme
Një person në Zvicër ka fituar pothuajse 23 milionë franga në Loto
Pas tërheqjes së Lotos të mërkurën, një fitues rrëmbeu 22,98 milionë franga.
Pas tërheqjes së Lotos të mërkurën, një person në Zvicër ka fituar një shpërblim pothuajse 23 milionë franga. Sipas Swiss Lotto, fituesi ka rënë në shenjë me të gjitha numrat e saktë dhe numrin shtesë, duke marrë një shumë prej 22’983’116,75 franga, përcjell albinfo.ch.
Numrat e fatit ishin: 2, 9, 21, 22, 26, 35, ndërsa numri shtesë ishte 3.
Edhe fituesi i vendit të dytë ka marrë një shpërblim të konsiderueshëm: 1 milion franga për gjashtë numra të saktë pa numrin shtesë.
Swiss Lotto njoftoi gjithashtu se jackpoti i radhës fillon nga 1,5 milionë franga, duke ofruar mundësi të tjera për të provuar fatin në të ardhmen./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Francë
Në Francë mbahet edicioni i tretë i Ekselencës Sipërmarrëse të Diasporës Frankofone Ambasadori i Shqipërisë, Dritan Tola, theksoi rolin e rëndësishëm të diasporave si ura bashkëpunimi ekonomik dhe... -
Budapest
Budapest: “Daily News Hungary” vlerëson ekspozitën personale të Jakup Ferrit -
Konsullata e Kosovës zhvillon takim me përfaqësues të shoqërisë civile për përfshirjen sociale -
Belgjikë
Shqiptarja fiton çmimin “Restaurant Guru Award 2026” në Belgjikë -
SHBA
Ermona Meshi diplomon në SHBA dhe nderohet me medaljen prestigjioze “US Diplomatic Medal”
Jeta në Austri
-
Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri Çmimet e karburantit po bien! Pas një armëpushimi në Lindjen e Mesme, benzina dhe nafta do... -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi












