Lajme
Një person dërgohet në spital pas zjarrit në qelinë e burgut në Zvicër
Zjarr në qelinë e burgut të Lenzburgut, një i burgosur në spital
Bëhet e ditur se një zjarr shpërtheu të premten në mbrëmje në një qeli të Burgut Qendror të Lenzburgut, në kantonin e Aargaut. Si pasojë, një i burgosur u dërgua në spital, njoftoi sot policia e kantonit të Aargaut, transmeton albinfo.ch.
Zjarri filloi rreth orës 18:00, por zjarrfikësit arritën ta shuanin shpejt flakën. Rrethanat e incidentit janë ende të paqarta dhe policia ka nisur një hetim.
I burgosuri i qelisë së prekur, një 25-vjeçar algjerian, pësoi lëndime dhe djegie trupi. Të burgosur të tjerë gjithashtu patën probleme me frymëmarrjen dhe u trajtuan në vend nga shërbimet e urgjencës. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










