Lajme
Një pacienti 63-vjeçar i shpëtohet jeta në QKUK
"Ndërhyrja, përveçse e ka shpëtuar, në aspektin kardiokirugjik ka parandaluar edhe sulmin e mundshëm në tru që njihet si insult cerebral"
Një lajm i mirë vjen nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, nga e cila jemi mësuar të dëgjojmë kryesisht lajme jo të mira. Mjekët e shërbimit të Kardiokirurgjisë kanë kryer një ndërhyrje të komplikuar, ku një pacienti i rrezikohej jeta pasi kishte komplikime shëndetësore në zemër, transmeton albinfo.ch.
“Pacientit B.Z (1954) nga Podujeva, i është bërë Bypassi dhe endarterectomy e arteries karotide të djathtë, pra procedurë e pastrimit dhe rikonstruktimit të arterieve që e furnizojnë me gjak trurin. Ndërhyrja, përveçse e ka shpëtuar, në aspektin kardiokirugjik ka parandaluar edhe sulmin e mundshëm në tru që njihet si insult cerebral”, thuhet në njoftimin e QKUK-së. Kjo është hera e parë që kryhet një ndërhyrje e tillë në shërbimin e kardiokirurgjisë.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












