Lajme
Një nëpunës federal i kushton Zvicrës 160.500 franga në vit
Taksapaguesit zviceranë mesatarisht për një vit (në vitin 2020) do të paguajnë nga 160.500 franga për një nëpunës federal

Rritje e pagave, vende të reja pune dhe pagesa speciale… Buxheti i personelit të federatës vitin e ardhshëm do ta “shkelë” kufirin magjik prej 6 miliardë frangash, shkruan gazeta “Handelszeitung”.
Është hera e parë që për nëpunësit shtetërorë të nivelit federal shteti të paguajë mbi 6 miliardë.
Kjo shumë arrihet falë rritjeve të përgjithshme të pagave, pagesave të veçanta për ushtarakët e lartë dhe rojat e kufirit, të cilët pensionohen më vonë si dhe falë 267 vendeve të reja të punës në zyra, transmeton albinfo.ch. Në përgjithësi, buxheti i personelit në krahasim me vitin 2019 pritet të rritet për 3.1%.
Me fjalë tjera: taksapaguesit zviceranë mesatarisht për një vit do të paguajnë nga 160.500 franga për një nëpunës federal. Në këtë shumë përfshihet rroga mujore, kontributet e sigurimit social, pensionet ndërlidhëse dhe abonamentet hekurudhore. Këtyre pastaj u shtohen edhe shpenzimet për arsimim të mëtutjeshëm ose për përkujdesje të fëmijëve.
Sipas gazetës në fjalë, këtu nuk janë përfshirë shpenzimet për qiramarrje, mobilim, dekorime të shtëpive, për pc, telefona, lapsa ose letër për shtypës.
Siç tregon buxheti federal i vitit 2020, aparati burokratik vitin e ardhshëm do të ketë 37.631 vende pune me orar të plotë, që është numri më i madh deri tash. Kështu, nën ministrin e financave Ueli Mauerer numri i vendeve të punës në këtë kategori brenda 7 vjetësh e gjysmë është rritur për 7.5%, përcjell albinfo.ch. Në të njëjtën kohë shpenzimet për personelin janë shtuar për 10.5%, duke arritur në 6.039 miliardë franga
E-Diaspora
-
Gjermani: Shoqatat shqiptare prezantojnë kulturën dhe traditat Qendra e qytetit të Augsburgut u shndërrua në një mozaik ngjyrash dhe kulturash të shteteve të...
-
Britani: Bie pema mbi pesë fëmijë, humb jetën 7 vjeçarja shqiptare
-
Arti diplomon në fushën e Financave në Universitetin NOVA në Portugali
-
FDP kandidon Përparim Avdilin për kryebashkiak të Cyrihut
-
Pagat marramendëse në startup-i e ri të Mira Muratit
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor