Lajme
Një në pesë zviceranë nuk beson se ekziston koronavirusi
Pavarësisht mijëra infeksioneve në të gjithë vendin, skepticizmi për koronavirusin po rritet në Zvicër.
Një nga problemet që autoritetet zvicerane kanë hasur në luftimin e pandemisë së koronavirusit, është edhe nevoja për të bindur të rriturit se ky virus është i vërtetë.
Por një sondazh i ri nga media zvicerane 20 Minuten tregon se një në pesë zviceranë të rritur kanë dyshime për virusin dhe mendojnë se ka “mospërputhje” në mënyrën se si po diskutohet dhe portretizohet, përcjell albinfo.ch.
Në të gjithë vendin, kanë filluar një numër lëvizjesh që hedhin në dyshim disa aspekte të virusit – ose nëse ai ekziston në të vërtetë.
Ky skepticizëm, u shpreh edhe me protesta “kundër izolimit”, në të cilat shfaqeshin edhe teori konspirative ose elemente të ekstremit të djathë.
Një seri fletushkash që po shpërndahen në stacione dhe në vende publike në të gjithë vendin, javët e fundit janë përqendruar në maska, duke përshkruar rrëfimin e rremë se mbulesat e fytyrës janë joefektive kundër virusit ose që ato e ndikojnë negativisht në shëndet.
Siç është raportuar në gazetën zvicerane Watson, anëtarët e lëvizjes ‘StayAwake’ kanë akuzuar qeverinë se po ua mohon zviceranëve të drejtat themelore të njeriut, përcjell albinfo.ch.
Kjo ka ndodhur veçanërisht që kur maskat janë bërë të detyrueshme në 6 korrik.
Zyra Federale e Shëndetit Publik e quajti lëvizjen manipuluese, pasi bëri shumë pohime të rreme në fletushkat e saj, duke përfshirë që veshja e maskës kundër koronavirusit është e padobishme, çon në humbje të vetëdijes dhe një rritje të viruseve dhe baktereve në mushkëri.
FOPH vuri në dukje se lëvizja kishte lidhje të ngushta me Kremlinin, duke shkaktuar shqetësime se operativët rusë po përpiqen të nxisin mosmarrëveshje sociale gjatë pandemisë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










