Lajme
Një në pesë zviceran nuk beson se ekziston koronavirusi
Pavarësisht mijëra infeksione në të gjithë vendin, skepticizmi për koronavirusin po rritet në Zvicër.
Një nga problemet që autoritetet zvicerane kanë hasur në luftimin e pandemisë së koronavirusit, është edhe nevoja për të bindur të rriturit se ky virus është i vërtetë.
Por një sondazh i ri nga media zvicerane 20 Minuta tregon se një në pesë zviceran të rritur kanë dyshime për virusin dhe mendojnë se ka “mospërputhje” në mënyrën se si po diskutohet dhe portretizohet, përcjell albinfo.ch.
Në të gjithë vendin, kanë filluar një numër lëvizjesh që hedhin në dyshim disa aspekte të virusit – ose nëse ai ekziston në të vërtetë.
Ky skepticizëm, u shfaqë edhe me protesta “kundër izolimit”, në të cilat shfaqeshin edhe teori konspirative ose elemente të ekstremit të djathë.
Një seri fletushkash që po shpërndahen në stacione dhe në vende publike në të gjithë vendin, javët e fundit janë përqendruar në maska, duke përshkruar rrëfimin e rremë se mbulesat e fytyrës janë joefektive kundër virusit ose që ato e ndikojnë negativisht në shëndet.
Siç është raportuar në gazetën zvicerane Watson, anëtarët e lëvizjes ‘StayAwake’ kanë akuzuar qeverinë se po i mohon zviceranëve të drejtat themelore të njeriut, përcjell albinfo.ch.
Kjo ka ndodhur veçanërisht që kur maskat janë bërë të detyrueshme në 6 korrik.
Zyra Federale e Shëndetit Publik e quajti lëvizjen manipuluese, pasi bëri shumë pohime të rreme në fletushkat e saj, duke përfshirë që veshja e maskës kundër koronavirusit është e padobishme, çon në humbje të vetëdijes dhe një rritje të viruseve dhe baktereve në mushkëri.
FOPH vuri në dukje se lëvizja kishte lidhje të ngushta me Kremlinin, duke shkaktuar shqetësime se operativët rusë po përpiqen të qepin mosmarrëveshje sociale gjatë pandemisë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












