Bota
Një në katër vetë me origjinë të huaj
Në Gjermani çdo i katërti person ka prejardhje të huaj. Vitin e kaluar ky numër u rrit edhe më shumë. Grupimin më të madh të të huajve e përbëjnë turqit
Numri i individëve me prejardhje të huaj në Gjermani ka arritur një rekord të ri në vitin 2017. Siç bëri të ditur, Zyra Federale e Statistikave në Republikën Federale të Gjermanisë jetonin vitin e kaluar 19,3 milionë gra, burra e fëmijë që kanë sfond migrimi.
Kjo përbën 4,4% më shumë se një vit më parë. Pjesa e përgjithshme e të huajve në numrin e popullsisë gjermane përbën 23,6%. Në Gjermani një person quhet me sfond migracioni, kur ai vetë, ose njëri nga prindërit nuk ka lindur me shtetësi gjermane. Rreth 51% e popullsisë me sfond migrimi janë gjermanë, 49% kanë një pasaportë të huaj, shkruan “DW”.
Ndër 19,3 milionë individë me origjinë të huaj në Gjermani, 2,8 milionë kanë prejardhje turke, 2,1 milionë janë me origjinë polake, 1,4 milionë me origjinë ruse, 1,2 milionë me origjinë kazake dhe 0,9 milionë me prejardhje rumune, përcjell albinfo.ch.
Të dhënat bazohen në mikrocensusin, regjistrimin sporadik ku çdo vit pyetet 1% e popullsisë në Gjermani. Statusi i migrimit u pyet tek personat banues privatë dhe jo në qendra komuniteti.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












