Lajme
Një natë plotë emocione, Roger i jep lamtumirën tenisit
Roger Federer i jep lamtumirën tenisit mes emocioneve

Mbrëmë, Roger Federer i dha fund karrierës së tij mes lotëve, transmeton albinfo.ch.
Ai zhvilloi një ndeshje lamtumirëse me Rafael Nadalin, në një natë emocionale në Laver Cup.
Federer mori një ovacion të gjatë pasi u largua nga fusha për herë të fundit pasi ai vendosi të pensionohet nga tenisi pas 25 vjetëve.
Zvicerani, i cili fitoi 20 tituj Grand Slam, konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë në historinë e sportit të tenisit.
“Ka qenë një ditë e mrekullueshme. Jam i lumtur, jo i trishtuar. Ndihem mirë që jam këtu. Jam i lumtur që ia dola”, tha 41-vjeçari.
Zvicerani qau ndërsa përqafoi Nadalin dhe lojtarët e tjerë. Më pas emri i tij u brohorit nga mijëra tifozë në “O2 Arena” në Londër.
Nadal gjithashtu nuk i mbajti dot lotët. Spanjolli qau teksa ishte ulur përkrah Federerit, derisa dyshja dëgjonin këngëtaren britanike, Ellie Goulding, e cila e mbylli një natë të paharrueshme me një performancë të saj.
Federer dhe Nadal, rivalë për një kohë të gjatë në tenis, u bashkuan për të luajtur kundër dyshes amerikane, Jack Sock dhe Frances Tiafoe, në ngjarjen vjetore të ndeshjes mes Evropës dhe pjesës tjetër të botës. Fitore shënuan dyshja amerikane.
“Ka qenë udhëtim i përsosur. Do t’i bëja të gjitha përsëri”, tha Federer ndërsa u përpoq të mbante lotët gjatë fjalimit të tij në fushë.
I ndjekur nga gruaja e tij Mirka, katër fëmijët e tyre, plus prindërit e tij Robert dhe Lynette, çdo lëvizje e Federer u përshëndet me brohoritje që përmbanin një përzierje euforie dhe ndjeshmërie, raporton “BBC”.
Familja iu bashkua atij në fushë më pas gjatë një festimi prekës, i cili dhuroi shumë më shumë lot dhe Federer u ngrit lart nga të tjerët.
E-Diaspora
-
Ulen dënimet e kosovarëve të akuzuar për skllavërim të grave: Mungojnë faktet Gjykata e Lartë e ka rrëzuar ankesën e ish bashkëshorteve. Kryetari i trupit gjykues thotë se...
-
Konflikt mes shqiptarëve në Itali, vritet me thikë 35-vjeçari
-
Autoshkollë e re në Winterthur, flasin edhe shqip!
-
Kënga “Mora fjalë’ jehon në sheshin e Mynhen-it
-
Shqiptari nga Maqedonia, delegat i ri në UEFA
Jeta në Austri
-
Hetimi për aksidentin ajror në Graz në 2024 i kalon Zvicrës Autoritetet zvicerane kanë marrë zyrtarisht përsipër hetimin për aksidentin e fluturimit të kompanisë Swiss në Graz,...
-
Austri: Nxënësi 15-vjeçar pranon se ka dërguar kërcënime për bomba në tre shkolla
-
Pas Zvicrës edhe Austria i reagon Gjermanisë për kontrollet kufitare
-
Austri: Përfitimet e familjes dhe të fëmijëve të ngrira deri në vitin 2027
-
10 mitet e çiklizmit që nuk duhet t’i besoni në Austri