Kosova
Një muaj paraburgim për deputetin Milaim Zeka
Pas arrestimit të deputetit të Nisma-s, Milaim Zekës dhe pas kërkesës së prokurorisë për paraburgimin e tij, gjykata ka vendosur 30 ditë paraburgimi.
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj deputetit të Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka.
“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri M.Z. ka kanosur Prokurorin e Prokurorisë Speciale, Afrim Shefkiu, për shkak të detyrës zyrtare, i cili ndaj të pandehurit Zeka ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës, për sigurimin e pranisë së tij në procedurën penale dhe zhvillimin e papenguar të procedurës”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Avokati i Milaim Zekës, Gazmend Halilaj, ka thënë se do të ankohen në Gjykatën e Apelit, pas vendimit të Gjykatës Themelore që klientit të tij t’i caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë










