Shkurt.ch
Një mrekulli e ka shpëtuar 4 vjeçarin nga vdekja e sigurt
"Është një mrekulli që nipit tim nuk i ka ndodhur asgjë”, thotë gjyshja e vogëlushit 4 vjeçar, Marlon S. të goditur nga treni
Në mëngjesin e djeshëm , me veturën të cilën e ngiste e ëma, po udhëtonin nga lokaliteti la Punt drejt St. Moritz-it ku banon familja.
Papritur , makinës i del në rrugë një kaproll. Ngasësja e makinës nuk mundi t`i ikte ndeshjes kështu që e godet kaprollin. Por nga fuqia e goditjes, makina rrotullohet dhe rrëshqet për disa metra duke u ndalur pikërisht mbi binarët e trenit. Për të qenë fatkeqësia më e madhe, derisa nëna doli nga makina, treni po vinte pikërisht në ato me shpejtësi drejt vendit ku makina ishte përmbysur.
“Ajo vrapoi për të sinjalizuar trenin të ndalonte”, tregon një dëshmitar. Makinisti shkeli menjëherë frenat, por tashmë ishte vonë: treni vazhdoi rrugën e tij duke shtypur makinën, ndërsa gruaja në çastin e fundit mundi t`i ikte goditjes nga ai. Dhe, gjatë kësaj kohe ajo u desh të shihte se si treni po e shtypte makinën ku ndodhej vogëlushi i saj.
Përplasja e trenit me makinën ishte aq e fuqishme sa që e nxori lokomotivën nga binarët. Por, ajo që panë dëshmitarët kur u afruan te makina tërësisht e shkatërruar, kufizohej me një mrekulli: Marloni 4 vjeç ishte jo vetëm ende gjallë, por shëndosh e mirë! Ai kishte pësuar vetëm pak gërvishtje. Ai mundi të mbijetojë nga kjo katrahurë për faktin se ishte i ulur mbrapa, në karrigen për fëmijë, vend ky i vetëm i makinës që kishte mbetur pjesërisht i padëmtuar.
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










