Kosova
Një metër borë në Brezovicë
Borë e madhe në Brezovicë, policia ka një njoftim të rëndësishëm
Gjendja në Brezovicë është e keqe për shkak të reshjeve të shumta të borës, ku edhe janë bërë disa rekomandime që të shmanget vizita në këtë qendër skijimi.
Sipas “Brezovica.info”, bora ka arritur deri në një metër, duke bllokuar kështu parkingun, ndërsa vetëm një korsi e rrugës mbetet e hapur.
“Pas reshjeve të mëdha të borës në Qendrën e Skijimit në Brezovicë është shumë keq, ka 1 metër borë, vetëm një korsi e rrugës është pastruar, parkingu është i bllokuar. Rekomandim që komuniteti i skijimit të mos vijë sot në Brezovicë”, bëhet e ditur në njoftim.
Në pamjet që janë publikuar, shihet se disa vetura kanë mbetur të bllokuara.
“Ju njoftojmë se për shkak të reshjeve të dendura të borës që ka mbuluar atë zonë, është vështirësuar qarkullimi i automjeteve dhe në ora 10:15 është mbyllur tërësisht për qarkullim rruga nga Brezovica në drejtim të Qendrës së Skijimit, deri në pastrimin e rrugës nga kompania për pastrimin e rrugëve. Policia e stacionit të Shtërpcës dhe Njësia Rajonale e Komunikacionit është në Brezovicë dhe po orienton komunikacionin. Nga zyrtarët e Qendrës së Skijimit jemi njoftuar gjithashtu se sot nuk ka kushte për skijim“, shkruan zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
E-Diaspora
-
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës Fillon numërimi i votave të diasporës për raundin e dytë zgjedhor... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
Londër
Rrëfimi i një vajze nga lufta në Kosovë prezantohet në London School of Economics -
Gjermani
Kevin doktoroi në Universitetin Teknik të Mynihut -
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri










