Lajme

Një marsh paqësor për Gëzimin në Chavannes

Shokët dhe miqtë e Gëzimit të ndjerë organizojnë sonte një marshim në Chavannes -rès-Renens.

Marshi, i cili do të fillojë në orën 19:30 nga stacioni i autobusëve Préfaully, është organizuar në shenjë të përkujtimit për Gëzimin. Djaloshi i ri, 29 vjeçar, u qëllua me vdekje të hënën në një garazh në Chavannes-Près-Renens. Dorasi ishte kunati i tij. Ai la tre fëmijë jetima.

Ky marsh i bardhë ka për qëllim të “tregojë se Gëzimi ishte një person i mirë dhe i drejtë”, thonë organizatorët.