Kosova
Kompania zvicerane planifikon hapjen e një fabrike në Kosovë
Mësohet se pronarët e kompanisë zvicerane “Bächi-Cord AG”, David Bächi dhe Adrian Bächi, në shoqërim me drejtorin menaxhues të Odës Ekonomike Zvicerano-Kosovare (OEZK), Vigan Disha, u pritën në takim nga ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, dhe stafi i saj, përcjell albinfo.ch.
Në këtë takim investitorët u njohën me kushtet dhe përparësitë e të bërit biznes në Republikën e Kosovës.
Kompania “Bächi-Cord AG” planifikon themelimin e një fabrike për prodhimin e penjve, litarëve të hollë dhe spangove, duke krijuar më shumë se 25 vende pune në Kosovë.
Ministrja Rozeta Hajdari, duke iu uruar mirëseardhje investitorëve, i njoftoi ata për progresin që vendi ynë ka bërë në fushën e përmirësimit të të bërit biznes, siç janë lehtësirat legjislative dhe tatimore që Republika e Kosovës ofron për investitorët e huaj. /Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











