Tematike
Një klasë zvicerane pa asnjë zviceran!
Kjo shkollë e ka të vështirë të sigurojë kuadrin. Në konkurset për mësues nuk paraqitet më shumë se një kandidat i përshtatshëm!
Ata në shtëpitë e tyre flasin shqip, vietnamisht, italisht por jo edhe gjermanisht. Në shkollën reale, klasa 7B të ciklit të lartë në Mett-Bözingen të qytetit Biel-Bienne, të gjithë nxënësit janë me prejardhje të huaj. Është kjo klasa e parë në Zvicër pa asnjë zviceran, shkruan “Bieler Tagblatt”, dhe përcjell edhe 20 minuten.
Një fenomen i tillë sigurisht që ka ngjallur shqetësime në mesin e përgjegjësve dhe ekspertëve të arsimit edhe jashtë Bielit.
Eksperti nga Cyrihu, Urs Moser thotë se “nacionaliteti nuk përbën ndonjë problem. Ajo që shqetëson është kur këta të huaj kanë bazë të dobët arsimore”. Nga një projekt i bërë nga nxënësit e ciklit të lartë të shkollës reale të Biel-Bienne, është konstatuar se nënat e nxënësve me prejardhje të huaj kanë mesatarisht katër vjet shkollë. Po ashtu shumë nga prindërit e tyre kanë një vend pune të ndihmësit (pa profesion) ose nuk kanë fare vend pune. Për pasojë, këtyre nxënësve u mungon ndihma nga familja, që, sipas ekspertit Moser, shkakton ngarkesë shtesë për mësimdhënësit e këtyre nxënësve.
Sipas një përgjegjëseje të arsimit në Biel-Bienne, në rastet këtilla mësuesit nuk i mundësohet të mbetet thjeshtë mësues, sepse ai në radhë të partë detyrohet të bëhet punëtor social dhe të zgjidhë procese që lindin në mes të grupacioneve. Për këtë arsye kjo shkollë e ka të vështirë të sigurojë kuadrin. Në konkurset e saj për mësues nuk paraqitet më shumë se një kandidat i përshtatshëm!
Për të mos pasur probleme të tilla, politika propozon një përzierje më të madhe në lagjet e banimit, në mes të shtresave, respektivisht edhe në mes të zviceranëve dhe të huajve.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











