Lajme
Një i vrarë e dy të plagosur në veriun e Kosovës
Një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur me armë zjarri në zonën malore Kollovert të fshatit Koshtovë, në Mitrovicë.
Policia e Kosovës njofton se i vrari është një 17-vjeçar, kurse të plagosur janë dy vëllezërit e tij, 19 dhe 15 vjeç.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Brahim Sadriu, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se viktimat kishin qenë duke prerë dru në Kollovert, kur janë sulmuar me armë zjarri.
Në kohën e incidentit policia njofton se që të tre ndodheshin në traktorin e tyre, me rimorkio të mbushur me sasi drunore, ndërsa rrethanat e incidentit mbeten të sqarohen pasi të sigurohen deklaratat e të plagosurve.
Autoritetet e rendit njoftojnë se në vendin e ngjarjes janë identifikuar 14 gëzhoja, të kalibrit të papërcaktuar, e që dyshohet se janë shkrepur gjatë këtij incidenti.
Autorët dhe motivet e këtij sulmi nuk dihen.
Incidenti i të premtes pasoi incidentet e një dite më parë në zonën kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në veri të Prishtinës, ku një oficer i xhandarmërisë serbe u vra, ndërsa një shqiptar u plagos dhe një tjetër vazhdon të llogaritet i zhdukur.
Policia serbe tha se grupe shqiptarësh që po prisnin dru në pjesën serbe të kufirit qëlluan mbi xhandarmërinë, duke plagosur rëndë një pjesëtar të saj, i cili më vonë vdiq nga plagët e marra. Policia e Kosovës ende është në pritje të informacioneve zyrtare.
Ministria serbe e Punëve të Brendshme tha se ka dërguar njësi shtesë në kufirin më Kosovën.
Vija kufitare ndërmjet të dyja vendeve vazhdon të jetë e pashënuar që nga lufta e vitit 1999, e cila mori fund me ndërhyrjen e NATO-s.
Serbia vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës që u shpall në shkurt të vitit 2008, ndërsa është përfshirë në bisedime për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën në përpjekje për t’u afruar me Bashkimin Evropian.
Ajo hapi bisedimet për anëtarësim pas marrëveshjeve me Kosovën, e cila pret që gjatë muajve të ardhshëm të nënshkruajë marrëveshjen e stabilizim asocimit me Bashkimin Evropian.
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç












