Lajme
Një i dyshuar për vrasjen e turistëve çek
Sipas burimeve shqiptare, Policia e Shtetit tashmë ka një të dyshuar si autor të krimit, ose bashkëpjesëmarrës në krimin makabër të së premtes, ku u vranë dy turistë çek
Policia e Shqipërisë po gjurmon çdo gurë për të ndriçuar krimin që i qiti hije të zezë vendit, vrasjen e dy turistëve çek në Malësinë e Madhe të Mbishkodrës. Sipas burimeve shqiptare, Policia tashmë ka një të dyshuar si autor të krimit, ose bashkëpjesëmarrës në krimin makabër të së premtes.
Burime konfidenciale pohuan për TCH, se kanë dyshime të forta se personi në fjalë është autor ose ka lidhje të forta me ngjarjen. Ai është rreth 25 vjeç dhe banues nga zona ku ka ndodhur vrasja e Michal Svato dhe Anna Kosinova, turistë çekë që po vizitonin Shqipërinë e veriut.
Gjithashtu, dyshimet janë se personi mund të ketë qenë dhe pjesë e grupit të zjarrit që qëlluan helikopterin e policisë një vit më parë në Pult të Dukagjinit, gjatë operacionit antikanabis. Madje, ka dyshime se autorët ose autori është pjesë e personave që ruajnë parcela kanabisi në zonat e thella të Dukagjinit.
Nga hetimet e policisë, mendohet se i dyshuari për krimin është marrë si pasagjer në automjet nga turistët çekë, ndërsa ai ka pasur me vete dhe një çantë, ku brenda saj kishte fshehur armën e krimit. I riu duket se kishte ngritur kurth ndaj turistëve çek, me qëllimin që t’i grabiste.
Ndryshe, rrreth 40 persona janë shoqëruar nga Policia Speciale për në qytetin e Shkodrës, për t’u intervistuar lidhur me rastin. Prokurorët thanë se gjurmët e gjetura në makinë, do të krahasohen me persona të dyshuar derisa të gjendet autori i krimit.
Nga kqyrja e vendit të ngjarjes, është ka konstatuar se brenda në makinë kishte prani të gëzhojave, ku edhe është gjetur arma e krimit dhe një çantë e zezë, që i përkiste autorit të vrasjes. Prania e gëzhojave është konstatuar dhe jashtë makinës në rrugë, ku dyshohet se një person i dytë ka qëlluar nga jashtë me armë zjarri në drejtim të automjet ku ndodheshin dy turistët çekë.
Kjo vrasje i ka qitur një ije të zezë Shqipërisë, vendit ku cilësohej si oazë për turistët evropianë. Madje, jo vetëm mediet prestigjioze evropiane, por edhe ato të Amerikës, e kanë cilësuar Shqipërinë, si njërin nga vendet që duhet të vizitohet gjatë vitit 2015. Mirëpo kjo vrasje duket se e ka humbur këtë kuptim.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












