Kosova
Një grua, në aeroportin e Prishtinës kapet me 11 kg stoli argjendi
Mësohet se në pikë kalimin kufitar të aeroportit oficerët doganorë kanë parandaluar futjen e 11 kilogramëve stoli të argjendtit.
Njësitet anti-kontrabandë kanë ushtruar kontrolle tek udhëtarët, të cilët udhëtonin nga Turqia përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, ku rreth orës 23:30 është selektuar një udhëtare e dyshuar për kontrolle në detaje.
Pasi që pala ka hyrë në kanalin e gjelbër, është selektuar për skanim të valixhes dhe kontrolle, në njërën nga valixhet e saj përmes skanerit është vërejtur se ka mallra, të cilat nuk janë deklaruar në doganë dhe pas verifikimit, është konstatuar se ka stoli argjendi të padeklaruara.
“Gjithsej stoli argjendi 11.2 kg (unaza, vath, qafore, hallka dore, zinxhirë dore dhe qafe etj). Të gjitha mallrat janë konfiskuar dhe ndaj udhëtares ka filluar procedura e rregullt kundërvajtëse”, thuhet në njoftim.
“Dogana e Kosovës synon që në bashkëpunim me qytetarët të mbrojë interesin e shtetit, duke u pamundësuar kriminelëve që të përfitojnë nga taksat e qytetarëve. Andaj, mirëpresim bashkëpunimin me qytetarët e Republikës së Kosovës dhe mënyra më e sigurt është që të na kontaktoni përmes telefonit 0800 500 95, Facebook Dogana e Kosovës ose e-mail: info@dogana- ks.org. Me bashkëpunim efikas secili bëhet pjesë e luftës ndaj krimit. Duke mbrojtur të hyrat, ne i krijojmë më shumë mundësi zhvillimit të vendit”, thuhet më tej. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













