Lajme
Një e pesta e popullsisë në Austri, e lindur jashtë vendit
Migrantët në Austri përbëjnë 19,8 për qind të popullsisë së përgjithshme.
Në fillim të vitit 2020, rreth 1.765 milionë të huaj jetonin në Austri. Kjo ndryshe mund të shpjegohet edhe si rreth një e pesta e popullsisë së përgjithshme. Shtetasit e Ballkanit Perëndimor përbëjnë numrin me të madh të huajve në Austri, shkruan kosmo.at, përcjell albinfo.at.
Numri i njerëzve që janë lindur jashtë dhe tani jetojnë në Austri është rritur vazhdimisht gjatë pesë vjetëve të fundit. Migrantët aktualisht përbëjnë 19,8 për qind të popullsisë së përgjithshme. Pjesa më e madhe e migrantëve jetojnë në Vjenë (36,7 për qind), ndërsa më e ulët, në Burgenland me 11,6 për qind.
Studimi nga Fondi Austriak i Integrimit
Sipas broshurës së Fondit Austriak të Integrimit me titull origjinal: “Bundesländer – Statistiken zu Migration & Integration 2020“ thuhet se 53.2 për qind e migrantëve nuk vijnë nga shtetet e BE-së. Ky raport tregon zhvillimet gjatë pesë vjetëve të fundit. Interesante është: Katër në dhjetë të huaj jetojnë në Vjenë (39.7 për qind), transmeton albinfo.at.
Tri vendet kryesore të origjinës që nga viti 2015 kanë mbetur të njëjta. Pra shumica e të ardhurve në Austri janë nga: Gjermania, Bosnja dhe Turqia.
Në Vjenë, shumica e migrantëve vijnë nga: Gjermania, Bosnja dhe Serbia.
Në Austrinë e Ulët lista e migrantëve kryesohet nga rumunët, ndërkohë në Burgenland shumica janë nga hangarezët.
26.5 për qind e studentëve nuk kanë gjuhën gjermane si gjuhë amtare
Një statistikë tjetër interesante është për gjatë viteve 2018/19, 26.5 për qind apo 1,135 milionë nxënës kishin një gjuhë amtare përveç gjermanishtes. Krahasuar me vitin shkollor 2015/16, kjo përqindje është rritur me 2.7 për qind.
Ndërkohë një hulumtim sipas këtij raporti i është bërë edhe tregut të punës. Rezultatet tregojnë se punëtorët e huaj janë të prekur më shumë nga papunësia sesa punëtorët vendas. Kriza e pandemisë ka përkeqësuar edhe më shumë këtë trend.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa








