Zhvillim
Një e katërta e emigrantëve me arsim të lartë punojnë punë krahu

Raporti i Bankës Botërore për Evropën Juglindore, për rastin e Shqipërisë paralajmëron rritje të kapitalit njerëzor në tregun e punës.
Kthimi i emigrantëve në shtetet e Ballkanit Perëndimor do të çonte në rritjen e popullsisë në moshë pune dhe disa shtete do të përfitonin nga nxitja e aftësive.
Kjo vjen si pasojë e kombinimit të gjasave më të larta për migracion të popullsisë më të re, tendencës në rritje të migracionit gjatë dekadave të fundit dhe rritjes së kthimit të migrantëve pas daljes në pension, ku këta të fundit mund të përbëjnë sfida fiskale për vendet e tyre.
Kjo do të ndodhë në vendet burimore, në Shqipëri dhe Serbi, në rast se do të kthehen emigrantët e këtyre shteteve nga Perëndimi.
Duke supozuar se vendimi i një individi për arsimim nuk është i varur nga vendimi pasues për migracionin, Banka Botërore ka studiuar skenarin e mundshëm hipotetik se si do të jetë struktura e popullsisë sipas gjinisë, grupeve të gjëra të moshës dhe arsimit, në rastin e kthimeve masive të emigrantëve.
Të dyja vendet rezultojnë të kenë humbur më shumë burra sesa gra për shkak të migracionit dhe se burrat që kanë emigruar kanë tendencë të jenë më mirë të arsimuar sesa gratë.
Popullsia shqiptare do të jetë goxha më e lartë në kushtet e mungesës së migracionit, ndërsa një përqindje e madhe e individëve të mirarsimuar do ta zgjerojë popullsinë në moshë pune, duke sjellë kapitalin e tyre njerëzor.
Për Serbinë, ndikimi i situatës hipotetike të kthimit të emigrantëve do të kishte efekt më të vogël.
Mesatarisht emigrantët shqiptarë janë më mirë të arsimuar sesa popullsia rezidente.
Në të gjitha grupmoshat, përqindja e emigrantëve me arsim të lartë është më e lartë se për rezidentët shqiptarë.
Hendeku arsimor është edhe më i madh për arsimin e lartë, çfarë do të thotë që një përqindje jo përpjesëtimore e shqiptarëve me aftësi të larta kanë tendencë të emigrojnë.
Në Bosnjë e Hercegovinë provat për rrjedhjen e trurit janë të kufizuara.
Në të gjitha grupmoshat, të gjitha përqindjet e individëve pa arsim, me arsim fillor ose të mesëm të papërfunduar janë më të larta për emigrantët sesa për banorët vendës në Bosnjë e Hercegovinë.
Duket se veçanërisht individët me arsim të mesëm kanë më pak të ngjarë të emigrojnë. Po ashtu, nivelet arsimore të emigrantëve të Maqedonisë janë më të ulëta sesa ato të popullsisë që jeton brenda vendit.
“Rrjedhja e trurit mjekësor” përkufizohet si përqindja e mjekëve të trajnuar në një vend dhe që punojnë jashtë shtetit dhe mund të përdoret për të përafruar modelin e migracionit me aftësi të lartë.
Me vlera nën mesataren botërore, Shqipëria dhe Maqedonia japin shumë pak prova për rrjedhjen e trurit mjekësor.
Në Serbi, kjo dukuri u rrit shumë në fillim të viteve 2000, duke arritur një nivel prej afërsisht dy herë sa mesatarja botërore.
Në Shqipëri, sipas raportit të Bankës Botërore, mospërkimi i aftësive me punët që bëjnë emigrantët është në nivel të lartë.
Një e katërta e emigrantëve me arsim të lartë punojnë punë krahu, ndërsa 20 për qind të tjerë në profesione që nuk kërkojnë aftësi specifike.
Në anën tjetër të medaljes, më shumë se 50 për qind e emigrantëve serbë me arsim të lartë punojnë në profesione të mirëfillta dhe 20 për qind në profesione të industrisë së shërbimeve.
Kthimi – Sipas IOM dhe INSTAT-it, në katër vjetët e kaluar (2009-2013) janë kthyer në Shqipëri mbi 134 mijë persona, me tendencë rritëse
Arsyet – Rreth 70% u kthyen nga Greqia dhe 23% nga Italia. Shkaqet kryesore janë papunësia dhe kriza që mbërtheu vendet fqinje
Tkurrja – Në Shqipëri, sipas BB-së, ndryshimi natyror pritet të kthehet negativisht në 2040, popullsia do të rritet deri në 2035«Gazeta shqip»
E-Diaspora
-
Si ndodhi që shqiptarët të vendosin zgjedhjet në tri komuna të Gjenevës? Disa e shohin këtë fenomen si një dëshmi të integrimit, të tjerë kanë ngritur shqetësime mbi...
-
Tre shqiptarë akuzohen për 500 kg. kokainë, me vlerë 60 milionë franga
-
Der Bund: “Politikani i SVP-së, Korab Rashiti, ndërhyn në politikën e Kosovës”
-
U shënua 35 vjetori i Pajtimit të Gjaqeve, një lëvizje që bëri historinë
-
Marrëveshja e pensioneve Shqipëri-Itali: Si do të përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë dhe italianë?
Jeta në Austri
-
Austria planifikon ngrirjen e përfitimeve familjare për shkak të masave shtrënguese Shtesat familjare në Austri mund të mos rriten më me inflacionin duke filluar nga viti 2026,...
-
Fuqia punëtore emigrante e Austrisë: Kush gjen punë shpejt dhe kush jo?
-
Austri: Ministrja austriake mbron ndalimin e shamisë për vajzat nën 14 vjeç
-
Austri: Kritikët e shohin si të vonuar reformën e pensioneve
-
Mbi 6.1 milionë shkelje të shpejtësisë në Austri në 2024-ën