Shqipëria
Një e dyshuar për koronavirus në Shqipëri
Një 48-vjeçare nga Lushnja është dërguar me urgjencë drejt Spitalit Infektiv në QSUT, pasi dyshohet të jetë e prekur me virusin e ri Covid-19.
Gruaja nga fshati Arëz ka shfaqur gjendje të rënduar shëndetësore dy ditë pasi ishte kthyer nga Padova.
Drejtori i Spitalit të Lushnjes, Pjerin Vogli, ka bërë me dije së gruas i janë marrë mostrat për analizat e koronavirusit që në këtë spital dhe përgjigjet e tyre pritet të dalin nesër.
Pacientja është dërguar në Tiranë dhe po mbahet në izolim në Spitalin Infektiv, shkruan A2 CNN.
Situata nuk është ende për t’u shqetësuar, pasi raste të ngjashme kanë qenë 53, prandaj duhet të priten rezultatet e analizave për të konfirmuar nëse ajo është e prekur nga virusi i ri me origjinë nga Kina.
Përgjigjet pritet të komunikohen ditën e nesërme nga përfaqësuesit e Task Forcës në ministri.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura Tre viktima nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Majac, 43-vjeçari kishte ardhur për pushime... -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












