Jeta në Zvicër
Një e diel e bukur, me tri karnavale në Zvicër
Këtë fundjavë, xixa e xixëllonja fluturuan anembanë kantoneve zvicerane. Ata që nuk ishin në bjeshkë për të përfituar nga moti i butë, morën pjesë në karnavalet e ndryshme të organizuara në Valais, Fribourg dhe Ticino.
Kështu, në Sion, jo më pak se 46.000 njerëz morën pjesë në paradën tradicionale të shtunën dhe 9.400 të dielën. Një ngjarje e veçantë lokale që mblodhi gjashtëdhjetë kalorës me kuaj dhe tridhjetë grupe muzikore, tregon Yoann Schmidt, president i karnavalit të Sionit.
145-vjetori i karnavalit është evenimenti festiv më i vjetri në Valais, duke thyer rekordin e frekuentimit me më shumë se 53.000 persona të dielën.
“Një edicion i shkëlqyer,” sipas anëtarit të komitetit, Christophe Boissard. Rreth 1.100 persona dhe muzikantë morën pjesë në këtë paradë, e cila përfshinte pesëmbëdhjetë tanke, trembëdhjetë të ashtuquajtur “guggenmusik” dhe katër grupe argëtuese të zgjedhura nga fituesit e konkursit të maskës gjatë ditës së mëparshme. Po i njëjti sukses ishte edhe në karnavalin e Bolzes në Friburg, me “një edicion, i cili shënoi një moment historik”, theksoi Jean-Noel Gex, anëtar i komitetit organizues. Të dielën pasdite paradat e lartpërmendura kanë tërhequr 10.000 spektatorë.
Në Ticino vlonin njerëzit
Në Ticino edicioni i 154-të i karnavalit të Bellinzona ka tërhequr një audiencë të madhe, me më shumë se 90.000 njerëz gjatë tri ditëve të ngjarjes.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











