Kosova
Një e ardhme më e gjelbër në horizont për Kosovën
Edicioni i dytë i “Festivalit të Gjelbër” u mbajt për të promovuar bizneset e gjelbra të Kosovës dhe për të ngritur vetëdijen dhe interesimin për riciklim, energji të ripërtëritshme
Muajt e gjatë të dimrit së shpejti do të sjellin qiej të hirtë nga qymyri në kryeqytetin e Prishtinës.
Megjithatë, “Festivali i Gjelbër” që u mbajt në shtator la të kuptohet se një e ardhme më e gjelbër është në horizont për Kosovën. Pjesëmarrja dhe interesimi për festivalin tregoi se kosovarët janë në rrjedha të trendeve të fundit botërore në industrinë e gjelbër dhe janë të gatshëm dhe të interesuar për të aplikuar në masë më të madhe energjinë e gjelbër në shtëpitë dhe bizneset e tyre.
Ky aktivitet ishte një tregues i qartë se Kosova po e zë me shpejtësi hapin e lëvizjes globale të energjisë së gjelbër.
Gjatë kësaj ngjarjeje tre-ditore u arritën 45 kontrata të reja të shitblerjes në vlerë prej 1.3 milionë euro, u bënë disa shitje eksporti për në Shqipëri, dhe u iniciuan negociata për eksport në Egjipt dhe Zvicër.
Edicioni i dytë i “Festivalit të Gjelbër” u mbajt për të promovuar bizneset e gjelbra të Kosovës dhe për të ngritur vetëdijen dhe interesimin për riciklim, energji të ripërtëritshme dhe efiçiencë të energjisë.
Organizuar nga USAID EMPOWER Sektori Privat, në partneritet me Sida-Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar dhe përkrahur nga “ProCredit Bank” në Kosovë, qëllimi i kësaj ngjarjeje ishte që të ofrohej një platformë rrjetëzimi për bizneset e gjelbra, agjencitë qeveritare, donatorët dhe të gjithë akterët relevantë të energjisë së gjelbër, rrjetëzim ky i arritur dhe më shumë, thuhet në njoftimin e kësaj organizate.
Këtë vit, 23 kompani vendore i ekspozuan produktet e tyre të prodhuara në Kosovë në Pavijonin e Gjelbër, rritje solide kjo në numër nga 16 kompani sa kanë ekspozuar vitin e kaluar, përcjell albinfo.ch.
Kompanitë ekspozuese ishin tejet të kënaqura me pjesëmarrjen e rreth 2000 vizitorëve në festival, ndërsa vizitorët ishin të kënaqur me shumëllojshmërinë e bizneseve që i ekspozonin produktet e tyre.
Vizitorët u befasuan për të mirë kur morën vesh se Kosova prodhon pllaka mozaiku nga xhami i ricikluar, folie izoluese plastike nga mbetjet e ricikluara, poçe LED, dhe panele solare fotovoltaike, në mesin e shumë produkteve të tjera.
Shumë nga ta ishin aty për të gjetur një ujdi të mirë. Në fakt, gjatë kësaj ngjarjeje tre-ditore u arritën 45 kontrata të reja të shitblerjes në vlerë prej 1.3 milionë euro. Në mesin e tyre ishte një kontratë e rëndësishme në vlerë prej 300,000 euro për një projekt të energjisë solare të 400 kilovatëve.
Ndonëse biznesi i gjelbër dhe energjia e ripërtëritshme janë ende koncepte relativisht të reja për shumë kosovarë, pjesëmarrja e fuqishme në sesionet e Forumit të Gjelbër tregoi se ka shumë interesim për këtë industri.
Më shumë se 200 njerëz morën pjesë në prezantimet dhe diskutimet në forum, të cilat u përbënë nga tetë sesione gjatë dy ditëve.
Në mesin e pjesëmarrësve kishte profesionistë të sektorit të energjisë nga sektori privat dhe publik, organizatat donatore, institucionet financiare vendore dhe ndërkombëtare, pronarë të bizneseve, studentë dhe dashamirës të energjisë së gjelbër nga një sërë profesionesh.
Për të promovuar rëndësinë e “energjisë së gjelbër”, pjesë e festivalit ishin edhe shumë aktivitete paralele që e promovuan energjinë e ripërtëritshme, riciklimin dhe përdorimin e qëndrueshëm të materialeve, duke nxitur shumë interesim të vizitorëve. Hapësira kreative “BONEVET” shfaqi disa krijime fasinuese, përfshirë makinën e parë elektrike të Kosovës.
Kishte edhe kuti të votimit, ku vizitorët mund të votonin për lojtarët e tyre të preferuar të futbollit me shishet e tyre të plastikës, dhe një biçikletë që bënte dritë kur u shkeleshin pedalet. Në sheshin kryesor të qytetit u zhvilluan aktivitete të tjera paralele që e theksuan përdorimin e qëndrueshëm të materialeve natyrore nëpërmjet një konstrukti arkitekturor duke e përdorur tekstilin, drurin dhe “rammed earth” – teknikë kjo që u përdor për herë të parë në Kosovë.
Deri më sot, ky projekt ka krijuar mbi 2400 vende të reja të punës në mbarë Kosovën, me plane për t’i krijuar gjithsej 5000 vende të reja të punës deri në korrik të vitit 2019.
EMPOWER Sektori Privat i USAID-it, i cili ka filluar në korrik të vitit 2014, është projekt pesëvjeçar që për qëllim ka stimulimin e krijimit të vendeve të punës në shkallë të gjerë, duke e shtuar aftësinë konkurruese të kompanive të Kosovës. Ky projekt financohet nga USAID-i, ndërsa realizohet nga Cardno Emerging Markets USA.
E-Diaspora
-
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja Këngëtarja turke Simge Sağın tregon origjinën shqiptare dhe bën shqiponjën (Video) ... -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja












