Lajme
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje
Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të organizuar nga sipërmarrësja e suksesshme në Zvicër, Znj. Merita Pinta
Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër, i mbajtur më 14 dhjetor 2025, në Restorant Dorint në Bad Zurzach, u shoqërua me një drekë të përbashkët të organizuar nga sipërmarrësja e suksesshme në Zvicër, Znj. Merita Pinta. Ky organizim u bë në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për mësuesit e shkollave shqipe, të cilët kohëve të fundit janë jo vetëm vlerë e shtuar e LAPSH “Naim Frashëri”, por edhe një histori e vërtetë suksesi.
Për Znj. Merita Pinta, ky takim nuk ishte vetëm një përkrahje e zakonshme dhënë mësuesve por edhe një moment festiv, për të ardhmen e arsimit shqip në diasporë.
Në fjalën e tij përshëndetëse, bashkëkryetari i LAPSH-it “Naim Frashëri”, z. Vaxhid Sejdiu, me fjalë të zgjedhura dhe mirënjohëse, falënderoi Znj. Merita Pinta për mbështetjen e vazhdueshme, për përkushtimin dhe për shembullin frymëzues që ajo jep si sipërmarrëse dhe si mbështetëse e arsimit shqip në Zvicër. Ai theksoi se përkrahja e njerëzve me vizion dhe zemër të hapur për gjuhën shqipe është një shtyllë e rëndësishme e suksesit të shkollave shqipe dhe e vetë LAPSH-it.
Fjalët përshëndetëse të z. Vaxhid Sejdiu dhe znj. Merita Pinta krijuan një atmosferë të ngrohtë, mikpritëse dhe bashkëpunuese, ku dominoi hareja, respekti dhe mirënjohja e ndërsjellë. Mësues nga disa kantone të Zvicrës u takuan në këtë fundvit me falënderime dhe përgëzime për njëri-tjetrin, me urime të përzemërta dhe me gatishmëri të plotë për të përkrahur edhe në të ardhmen stafin e shkollave shqipe dhe njëri-tjetrin, me qëllim që edhe viti i ardhshëm të jetë po aq i suksesshëm, në mos më shumë.
Në përmbyllje të takimit, znj. Merita Pinta, biznismene dhe drejtuese e Qendrës Prima Pflege në Bad Zurzach, kishte përgatitur për secilin mësues nga një dhuratë simbolike, duke i përgëzuar ata për punën e palodhshme dhe përkushtimin në shërbim të arsimit shqip. Ky gjest mirënjohjeje i dha takimit një dimension edhe më njerëzor dhe motivues.
Nga ana tjetër, edhe stafi i Shkollës Shqipe – LAPSH “Naim Frashëri” kishte përgatitur një dhuratë simbolike për Znj. Merita Pinta, në shenjë falënderimi për organizimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që ajo, ndër vite, i ka dhënë shkollës shqipe.
Nuk kishte gjë më të bukur sesa të shihje mbi 30 mësuese dhe mësues të lumtur, të gëzuar dhe të motivuar për punë, të bashkuar në angazhim dhe përkushtim në shërbim të gjuhës shqipe dhe të fëmijëve shqiptarë. Ky takim ishte dëshmi e qartë se kur ka bashkim, respekt dhe vizion të përbashkët, suksesi nuk mungon. 🇦🇱✨
Sektori për informim
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












