Kosova
Një ditë e bukur vizite në Prishtinë
Duke qenë kryeqytet dhe qyteti më i madh i vendit, Prishtina është pika me rëndësi themelore për Kosovën në financa, arsim, tregti, media, art dhe argëtim

Shumica e bashkatdhetarëve pushimet verore i kalojnë në vendlindjet e tyre, e po ashtu edhe në bregdetin shqiptar, por nuk ka mundësi që një ditë të mos e ndajnë edhe për kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën.
Me pak shpenzime, mund të kaloni një ditë të bukur në këtë qytet.
Prishtina, duke qenë kryeqytet dhe qyteti më i madh i vendit, është pika me rëndësi themelore për Kosovën në financa, arsim, tregti, media, art dhe argëtim.
Në Prishtinë mund të vizitohen disa muze dhe të shijohet arkitektura e vjetër. Rrugët e qytetit janë të mbushura me bare dhe kafene magjepsëse, gjë që e bën Prishtinën të njohur për jetën e natës.
Albinfo.ch ju sjell mini-guidë me disa nga vendet më të bukura që zotëron Prishtina.
Ky qytet, ani pse pa lumë, në stinën e verës ka marrë pamje krejt tjetër, është zbukuruar këtyre ditëve si ndodh rëndom në çdo fillim vere.
Prishtina nuk konsiderohet si një vend fotogjenik, por ka një tërheqje melankolike në llojin e saj.
Me të hyrë në Prishtinë, ju do të zhyteni me sheshet e saj që kanë marrë pamje verore.
Biblioteka Kombëtare e Kosovës
Nëse jeni adhurues i librave, mendojmë se këtu do të gjeni dhuratën e përkryer për të afërmit tuaj. Thjesht, kjo bibliotekë të lë gojëhapur për nga arkitektura. Një ndërtesë e tillë, kushtuar vetëm librave është një mrekulli e vërtetë.
Monumenti “Newborn”
Një nga vendet më të bukura që mund të vizitosh në Prishtinë. Nuk mund të humbisni rastin për të vizituar Monumentin “NEWBORN”. Ngritur në vitin 2008, ditën kur Kosova shpalli pavarësinë, ky monument (i cili ndryshon ngjyrat dhe temën e tij çdo vit) është një ikonë e pavarësisë dhe identitetit kosovar.
Muzeu i Kosovës
Ky muze përfshin një koleksion, me më shumë se 50 mijë eksponate të profileve të ndryshme, prej pavijonit të arkeologjisë, teknologjisë, historisë, natyrës, etno-kulturës, folklorit, trashëgimisë etj. Ndërtesa kryesore e Muzeut të Kosovës është një objekt i bukur që gjendet në afërsi të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në rrugën “Nazim Gafurri”.
Galeria e Arteve
Galeria e Arteve e Kosovës u formua në vitin 1979 si institucion kulturor për prezantimin e artit pamor dhe ruajtjen e mbledhjen e veprave më me vlerë.
Për këto mbi 40 vjet të veprimtarisë ky institucion ka organizuar afro 500 ekspozita të cilat janë përcjellë me shumë botime dhe blerjen e afro 1000 punimeve artistike, nga të cilat është formuar një fond i pasur i Galerisë.
Muzeu Etnologjik i Prishtinës
Në Kosovë, përveç bukurive natyrore, ata që duan, mund të shijojnë edhe vlerat e trashëgimisë kulturore të Muzeut Etnologjik. albinfo.ch sjell si propozim ta vizitoni këtë muze që ofron pamje të bukura të vlerave kulturore dhe nostalgjinë e kohëve të dikurshme të shek XVIII.
Kompleksi i banimit “Emin Gjiku” gjendet në bërthamën e vjetër të qytetit të Prishtinës, një monument i kulturës nga shekulli i 18-të.
Sahat Kulla në Prishtinë
Është një monument i vjetër i trashëgimisë kulturore e që ndodhet në kryeqendrën e Republikën e Kosovës, në Prishtinë.
Sahat Kulla gjendet në bërthamën e zonës kulturo-historike të Prishtinës, pranë shkollës së mesme, Gjimanzi “Sami Frashëri”.
Xhamia e Madhe e Prishtinës
Fare pranë sahatit Kulla, gjendet xhamia e Madhe në rrugën “Nazim Gafurri”. Ky objekt është një monument i trashëgimisë kulturore në Prishtinë. Ky monument është i kategorisë “Arkitekturore” dhe daton që nga viti 1461.
Katedralja “Nënë Tereza”
Është një Katedrale katolike. Në vitin 2007, Qeveria e Kosovës ka miratuar planet për ndërtimin e katedrales dedikuar misionares “Nënë Tereza”. Ajo është inauguruar më 26 gusht të vitit 2010.
Parku i Gërmisë
Nëse dëshironi të kaloni një pjesë të kohës në natyrë, atëherë vizitoni Parkun e Gërmisë. Është një park që ndodhet në Prishtinë, Kosovë. Ka një sipërfaqe prej 1126 ha. Ky park është një zonë e mbrojtur e natyrës, i shpallur nga viti 1987.
Parku i Prishtinës
Është një park me pisha dhe natyrë të bukur. Parku i qytetit të Prishtinës mirëmbahet mjaft mirë, ka hapësirë mjaft për të luajtur, shijuar kafe, dhe shëtitur kafshët e shoqërimit. Ky park është brenda qytetit, kështu që nuk nevojitet as vetura për ta vizituar.
Kafenetë e bukura të Prishtinës
Po erdhët në qytetin e Prishtinës, ju propozojmë të shijoni kafe të shijshme, pije freskuese dhe ushqime të shijshme. Prishtina zotëron qindra mijëra kafene, të cilat janë me dizajne të bukura.
Jeta e natës me plot gjallëri në Prishtinë
Nga të gjitha qytetet e Kosovës, Prishtina zë vendin e parë, për jetën e natës. Duke qenë këtu jetojnë shumë të rinj dhe ka shumë bare, nuk ka si të mos jetë jeta e natës me gjallëri.
E-Diaspora
-
Kosovari godet me makinë motoçiklistin e rrëzuar dhe thotë: Mendova se ishte kaproll! I akuzuari ka thënë se e gjithë ajo që kishte parë në rrugë ishte vetëm "diçka...
-
30-vjetori i gjenocidit të Srebrenicës përkujtohet me një ceremoni në Lozanë
-
Pejë: Mërgimtarit i vidhen 70.000 euro para e stoli
-
Ansambli “Vatra” rikthehet në Albanifest, një festë në zemër të Winterthur-it
-
Fletëza, 180 karta për të mësuar shqip me fëmijët tuaj në diasporë
Jeta në Austri
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë Austria vazhdon të shfaqë shpërndarje shumë të pabarabartë të pasurisë: rreth 400 individë me pasuri neto...
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa?
-
Qeveria austriake po shqyrton ndërhyrjen në çmimet e energjisë
-
Çmimet më të larta të karburanteve në Itali dhe Gjermani në krahasim me Austrinë
-
Gjysma e punëtorëve austriakë të shitjes me pakicë përballen me abuzim