Lajme
Një delegacion i FMN-së do të qëndrojë në Kosovë për dy javë
Një delegacion i Fondit Monetar Ndërkombëtar të martën nis vizitën përfundimtare vlerësuese për qëndrueshmërinë fiskale në Kosovë.
Zyrtarë të Qeverisë presin vlerësim pozitiv, që do të çojë në arritjen e programit të ri “Stand Bye”, përmes të cilit, sivjet do të mund të përfitojnë 92 milionë euro për buxhetin e Kosovës.
“Pas përfundimit të këtij vlerësimi normalisht që hapet rruga edhe për bisedime për programin e ri me FMN-në Stand Bye, përmes të cilit ne kemi planifikuar dhe projektuar që në buxhetin e këtij viti të kemi një shumë prej FMN-së prej 92 milionë euro”, ka deklaruar për Radio Kosovën, Menderes Ibra, këshilltar i Ministrit të financave.
Marrëveshja 18 mujore “Stand Bye Arrangment” mes FMN-së dhe Qeverisë së Kosovës ishte miratuar nga Bordi i FMN-së në korrik të vitit 2010, por ishte prishur një vit më vonë për shkak të devijimit të Qeverisë nga programi, respektivisht rritjes së pagave në sektorin publik, pa pëlqimin e këtij misioni./albinfo&radiokosova/
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit










