Tematike
Një arkitekt prezanton “Shtëpinë e ujit”
Një shtëpi me mure të mbushur me shumë ujë: kjo është ideja që është duke testuar në Hungari për të zbritur nevojat e njeriut për energji ngrohëse.
“Imagjinoni një ndërtesë pa izolim, por brenda të cilës ekziston një ekuilibër ideal termikë falë vetive të ujitë” , thotë Matyas Gutai, 34 vjeçar, i cili ka zhvilluar projektin e tij dhe e ka patentuar qe një dekadë.
Larg nga Gjeneva, ku është duke u negociuar këtë javë me shpresën e një marrëveshje me Konferencën e Parisit mbi Klimen (COP21) në fund të vitit, shpikësi i kësaj ideje ka ndërtuar një prototip të vogël në qytetin e tij të lindjes në Kecskemet në jug të Budapestit. Shumica mureve janë të ndërtuara janë panele të xhamit të dyfishuar, të cilët janë të mbushur me ujë. Të ekspozuar ballë diellit, uji thith ngrohjen, në mënyrën e një bateri të një veture e cila mbushet gjatë vozitjes.
Uji rikthen këtë nxehtësi kur moti merr të ftohtë, si një ngrohës (një konvektor).Nevoja për burime të ngrohjes të jashtëm, dhe pra konsumi i energjisë është i kufizuar në përputhje me rrethanat. Dizajni i “Shtëpisë së Ujit” gjithashtu siguron izolimin e përsosur, edhe pse muret janë vetëm pesë centimetra të trashë – kursime shtesë.
“Ajo balancon temperaturën e brendshme”
“Nuk ka asnjë strukturë tjetër në të cilën ju jeni të rrethuar plotësisht nga vëllimet e ujit të lidhur së bashku,” thotë Matyas Gutai për agjencinë AFP. “Dhe ky ujë, duke përdorur vetitë e saj natyrore, është në gjendje të lëvizë energjinë ku është e nevojshme. Ai thith, ruan nxehtësinë, e ftohë atë, di dhe balancon temperaturën e brendshme. “Matyas Gutai, i cili ka fituar një ndihmë financiare nga Bashkimi Evropian, thotë se projekti i tij tërheq interesin e arkitektëve dhe zhvilluesve në mbarë botën.
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft -
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë











