Lajme
Një analizë e re gjaku mund të zbulojë 50 lloje të kancerit
Një analizë e re gjaku zbulon mbi 50 lloje kanceri dhe vendin e origjinës së tyre në trup. Megjithatë testi ende nuk mund të zëvendësojë kontrollet e zakonshme, pasi teknologjia ka akoma nevojë për t’u përmirësuar.
Testi i ri i gjakut që u prezantua në një kongres të Shoqatës Evropiane të Onkologjisë, njeh ADN-në tumorale dhe vendin se ku gjenden ato në trup. Testi tregon pra jo vetëm nëse pacienti ka kancer, por edhe llojin e tij.
Studiuesit testuan për kancer rreth 6.000 vetë mbi moshën 50 vjeç. Rreth një për qind e testeve të gjakut ishin pozitive, përcjell Albinfo.ch.
Testet e mëvonshme konfirmuan se një e treta e atyre që rezultuan pozitivë kishin vërtet kancer. Në subjektet e testimit u gjetën tumore në gjithsej 15 organe dhe inde të tjera të trupit.
Megjithatë testi ende nuk mund të zëvendësojë kontrollet e zakonshme të kancerit, pasi teknologjia ka akoma nevojë për t’u përmirësuar.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












