Shqipëria
Një 25-vjeçare mbytet në kanionet e Holtës në Shqipëri
Policia e Shqipërisë njofton se është gjetur trupi i pajetë i një vajze 25-vjeçare, e mbytur në Kanionin e Holtës në Gramsh.
Trupi i saj u gjet i vdekur në dalje të kanionit. Në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat speciale, RENEA. Ndërsa po ashtu kanë shkuar edhe MZSH dhe Emergjencat Civile.
Policia thekson se viktima nga Lushnja është gjetur në dalje të kanionit dhe dyshohet se ajo është mbytur në lumë si rrjedhojë e reshjeve të dendura të shiut, transmeton albinfo.ch.
25-vjeçarja ishte pjesë e një grupi turistësh që u bllokuan në kanionet e Holtës nga rritja e papritur e prurjeve të lumit.
Ekipet e shpëtimit shpëtuan fillisht katër fëmijë, më pas një djalë 20 vjeç dhe një burrë 50 vjeç.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











