Lajme
Një 19-vjeçar shqiptar vritet në Francë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në mbrëmje në Clermont‑Ferrand, Francë, ku një i ri shqiptar, 19 vjeç, u vra me armë zjarri në mes të rrugës, pranë stacionit të trenit.
Sipas burimeve lokale, i riu u qëllua nga një person ende i paidentifikuar, që dyshohet të ketë hapur zjarr nga një automjet në lëvizje. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:30, ndërsa viktima u shpall i vdekur pak më vonë, pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, transmeton albinfo.ch.
Ajo që e bën këtë ngjarje edhe më tronditëse është fakti se, sipas të njëjtave burime, i riu nuk rezultonte i përfshirë në aktivitete kriminale, dhe motivi i vrasjes mbetet ende i paqartë. Hetimet po kryhen nga një njësi e specializuar për krime të rënda.
Komuniteti shqiptar në Francë është thellësisht i tronditur. Humbja e një jete të re, pa shpjegim dhe pa drejtësi, na kujton se heshtja nuk duhet të jetë përgjigjja jonë.
Shkruan Zamira Bytyqi
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau Një profil i lartë shkencor dhe klinik, që nga laboratorët e Cyrihut e deri te udhëheqja... -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










