CH-Ballkani
Nismë simpatike për dërgimin e ndihmave në Kosovë
Në këtë projekt pothuajse vetanak, Metushi, duke vënë në dispozicion dy automjete private transportuese, planifikon që veshmbathjet e dhuruara, t`i grumbullojë në depotë e tij, e të cilat më pas, kah fundi i dhjetorit, t’ia dorëzojë shoqatës “Jetimët e Ballkanit”

Shpesh thuhet: „Bëj mirë, se do të gjesh mirë“, apo edhe „Askush nuk është varfëruar, duke dhuruar“. Këto janë dy shprehje mjaft të përzemërta që afaristi Metush Gjuraj nga Seoni në kantonin e Aargau-t i ka në mendje mjaft shpesh.
Duke u nisur nga këto thënie, si dhe duke parë që shumë njerëz në vendlindjen e tij nuk kanë shumë gjëra që t`i gëzohen jetës, apo edhe në rastin më të keq, nuk kanë një kulm mbi kokë, me shpirtin e tij prej humanisti, Metushi ka vendosur që të mos rrijë duarkryq.
Pra duke parë nevojat e shumë qytetarëve të Kosovës për gjëra elementare, si veshmbathja, Metushi u bën thirrje të gjithë bashkatdhetarëve shqiptarë, por edhe të tjerëve në Zvicër që ta ndihmojnë nismën e tij. Duke dhuruar kështu veshmbathje të cilat nuk i përdorni më e që janë në gjendje ende të mirë, apo edhe gjësende të tjera si lodra për fëmijë, për ju mund të jetë një veprim mjaft i vogël, por për dikë në nevojë kjo do të thotë shumë, e që ka vlerë shumë të madhe njerëzore.
Në këtë projekt pothuajse vetjak, Metushi, duke vënë në dispozicion dy automjete private transportuese, planifikon që veshmbathjet e dhuruara, t`i grumbullojë në depotë e tij, e të cilat më pas, kah fundi i dhjetorit, t’ia dorëzojë shoqatës “Jetimët e Ballkanit”, e cila më pas do t`i shpërndajë tek familjet në nevojë.
Për të qenë më të qartë, këtu nuk do të pranohen mjete financiare, por vetëm rroba, lodra dhe gjësende të nevojshme shtëpiake.
Pjesë e projektit është edhe artisti Rafael Fahrni, i cili po ashtu angazhohet në shumë projekte humanitare në mbarë botën. Ai gjatë qëndrimit në Kosovë, synon që përmes disa punimeve Graffiti në Gjakovë dhe në vende tjera nëpër Kosovë, të lërë një shenjë në kujtim të këtij gjesti human.
Aktivitetin, duke filluar që nga grumbullimi, transporti si dhe shpërndarja e mallrave të grumbulluara, dhuruesit mund ta përcjellin përmes rrjeteve sociale.
Pra, të gjithë ju që keni ende bamirësi në zemër, dërgesat tuaja mund t`i dërgoni në adresën: Seetalfahrzeuge GmbH, Ziertalstrasse 25, 5703 Seon.
E-Diaspora
-
FDP kandidon Përparim Avdilin për kryebashkiak të Cyrihut Bordi Ekzekutiv i FDP-së, Qyteti i Cyrihut propozon kryetarin e kësaj partie për Cyrihun, Përparim Avdilin...
-
Pagat marramendëse në startup-i e ri të Mira Muratit
-
Rriten për 3% remitencat në Kosovë në periudhën janar–maj
-
Angli
Angli: Sara me dy diploma ndërkombëtare për Arkitekturë
-
Angli: Vrau 27 vjeçarin shqiptar, dënohet me burgim të përjetshëm
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor