Kosova

Nisin procedurat për vendosjen e banderolave për miellin

Me vendosjen e banderolave do të jetë më e lehtë të kontrollohet cilësia e miellit, informaliteti në ekonomi dhe prodhimi vendor, masa këto që ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin e qytetarëve dhe zhvillimin ekonomik

Kryeministri Ramush Haradinaj u ka dhënë mbështetje prodhuesve kosovarë të miellit për vendosjen e banderolave, të cilin e ka vlerësuar si hap të rëndësishëm. Ai tha se me vendosjen e banderolave do të jetë më e lehtë të kontrollohet cilësia e miellit, informaliteti në ekonomi dhe prodhimi vendor, masa këto që ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin e qytetarëve dhe zhvillimin ekonomik.

Në takim, të pranishëm ishin edhe ministri i Financave, Bedri Hamza, drejtori i Doganës, Bahri Berisha dhe drejtori i Odës Ekonomike, Safet Gerxhaliu.

Aty u dakordua që Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës dhe me Shoqatën e prodhuesve të miellit të fillojnë procedurat për zbatimin e vendosjes së banderolave.