Lajme
Nisin nga prilli fluturimet direkte Shkup-Gjenevë
Fluturime direkte nga Shkupi për në Gjenevë do të fillojnë nga prilli i 2015-ës, për shkak të rritjes së numrit të udhëtarëve ndërmjet Maqedonisë dhe Zvicrës.
Aeroporti i Shkupit po përgatitet për zgjerimin e rrjetit në destinacione të reja me “Swiss” për në Gjenevë. Aeroporti i Shkupit do të lidhë Gjenevën në Zvicër me fluturime të drejtpërdrejta në të dy drejtimet nga prilli 2015. Përveç Cyrihut dhe Bazelit, Gjeneva do të jetë destinacioni i tretë në një vend evropian që aeroporti i Shkupit do të ketë lidhje ajrore.
„Ne mirëpresim vendimin e „Swiss Airlines“ që nga prill përsëri të fluturojnë nga Gjeneva për në Shkup. Ky është një lajm i mirë për mërgimtarët tanë në Zvicër, si dhe komuniteti i biznesit në të dy vendet”, ka thënë Zoran Krstevski, drejtor i përgjithshëm i “TAV Maqedonia”.
Sipas orarit të fluturimeve të verës, fluturimi i parë nga Shkupi për në Gjenevë është planifikuar për katër prill 2015. Kompania ajrore „SWISS“ do të operojë nga aeroporti i Shkupit çdo të shtunë nga ora 18 e 20 minuta. Gjatë sezonit veror “SWISS” do të udhëtojë këtë rrugë dy herë në javë, të martën dhe të shtunave.
„Ne jemi të kënaqur që mund të përgjigjemi pozitivisht ndaj nevojës në rritje për të udhëtuar ndërmjet Maqedonisë dhe Zvicrës dhe për të nisur një shërbim të ri nga aeroporti i Shkupit për në Gjenevë”, tha Bernard Vodl, drejtor i “Swissit” për Austri dhe Evropën Qendrore e Lindore.
Aeroporti i Shkupit për vitin e ardhshëm ka planifikuar futjen e më shumë destinacioneve të reja, duke rritur frekuencën e rrugëve ekzistuese, si dhe përmirësimin e shërbimit të përgjithshëm ofruar për të dy aeroportet. Për në Gjenevë, sipas “Swiss” biletat mund të rezervohen nga mesi i janarit në faqen e internetit: swiss.com dhe përmes agjencive të udhëtimit.
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç













