Lajme
Nisin hetimet për akuzat e Martyt
Kanë nisur edhe në praktikë hetimet për akuzat e Dick Martyt. Task Forca për Hetime Speciale që udhëhiqet nga prokurori amerikan Clint Williamson ka kompletuar stafin, këtë të premte.
Prokurori dhe ekipi i tij janë kthyer nga vizitat që kanë pasur në Kosovë, Serbi e Shqipëri.
Nëpërmjet hetuesve po i marrin informacionet institucionale të përmendura na raportin e senatorit zviceran, Dick Marty. Informacionet po analizohen dhe në këtë mënyrë do të hartohet strategjia në bazë të së cilës do të kryhet hetimi.
“Ka qenë me rëndësi që në fillim të garantohet mbështetja e nivelit të lartë politik në Prishtinë, Beograd dhe Tiranë. Task Forca tash është në proces të sigurimit, analizimit dhe kryerjes së disa hetimeve. Të gjitha do të krijojnë strategjinë prokuroriale”, ka thënë zëdhënësi i Task Forcës, Juri Laas, shkruan Koha Ditore.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












