Lajme
Nishani, presidenti i parë shqiptar që viziton Luginën e Preshevës
Për pritjen e presidentit Nishani, sheshet dhe rrugët e dy qyteteve shqiptre, Preshevë e Bujanoc, janë mbushur me flajmuj kuqezi. Ai është presidenti i parë që viziton Serbinë pas shtatë dekadash
Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, do të jetë presidenti i parë shqiptar që viziton Luginën e Preshevës dhe Serbinë pas shtatë dekadash. Ai sot do të qëndrojë në Bujanoc dhe Preshevë, ku do të takohet me zyrtarë të dy komunave. Për pritjën e tij sheshet dhe rrugët e dy qyteteve shqiptare janë mbushur me flajmuj kuqezi dhe fotot të president Nishanit.
Para Nishanit është presidenti i parë i Shqipërisë që viziton Serbinë, pas Enver Hoxhës më 1948.
Në prag të vizitës, mediat serbe cituan kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Jonuz Musliu, të ketë thënë se Nishani “vjen për të parë kushtet në të cilat jetojnë shqiptarët në Serbi” marrë parasysh se “për shqiptarët, me Kushtetutë të Shqipërisë, duhet të përkujdeset shteti amë”, citon REL.
Por, kësaj deklarate i është kundërpërgjigjur ministri serb I punës, Aleksandar Vulin, I cili ka deklaruar se Musliu “po nxit konlfikte atje ku nuk ka” dhe se në Ballkan “sërish po zgjohet politika shqiptaromadhe”.
Ndërkohë ministri i punëve të brendshme Nebojsha Stefanoviq ka deklaruar se nuk prêt “tensione të reja gjatë vizitës së paralajëmruar të presidentit të Shqipërisë në jugun e Serbisë”.
Ai ka porositur se kjo vizitë nuk do ta cënojë sigurinë.
Stefanoviq në përgjigje të pyetjes nëse vizita e presidentit të Shqipërisë mund të shihet si “mundësi e tensioneve të reja’, ka thënë se shpreson se nuk do të ketë provokime”.
“Mysafirët tanë ndjehen të mriëseardhur në Serbi, pavarësisht nëse na pëlqen ajo që kanë për të thënë. Ata në territorin e shtetit tonë janë të sigurt”, tha Stefanoviq.
Kryetari I Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu tha para dy ditësh se Bujar Nishani do të ketë një numër takimesh me shqiptarët në Bujanovc e Preshevë por jo edhe me përfaqësuesit e Beogradit zyrtar, të cilën e arsyetoi me faktin se në Serbi ka “nisur fushata parazgjedhore për zgjedhjet presidenciale”.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













