Shqipëria
Nishani, i tronditur me dhunën në Shkodër
Ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka marrë pjesë në një konferencë shkencore në Shkodër, ku shprehu keqardhjen që përkohësisht jeta e këtij qyteti është marrë peng nga, siç tha ai, individë apo grupe kriminale.
Ai theksoi se është e domosdoshme për shtetin që këtë situatë ta tejkalojë, përcjell albinfo.ch.
“Në Shkodër është gjithmonë kënaqësi të vish, pavarësisht se për fatin e keq, kohët e fundit Shkodra po na paraqitet si qytet ku individë apo grupe të caktuara individësh që nuk kanë asnjë lidhje jo vetëm me traditën, por dhe me realitetin e qytetarisë, kulturës dhe zhvillimit të Shkodrës, duket sikur e kanë marrë peng përkohësisht jetën e këtij qyteti, lirinë e tij, të drejtat dhe sigurinë e këtij qyteti. Pavarësisht kësaj situate që besoj se është momentale dhe do të tejkalohet, Shkodra mbetet një simbol shumë i madh i mbarë botës shqiptare”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









