Lajme
Nis viti shkollor me kërcënim në Wallisellen
Kërcënim në shkollë në Wallisellen, arrestohet një 28-vjeçare
Një situatë e tensionuar u regjistrua të premten në Shkollën e Mesme Bürgli në Wallisellen (ZH), pas një kërcënimi të raportuar që çoi në evakuimin e menjëhershëm të nxënësve dhe stafit shkollor, përcjell albinfoi.ch.
Policia Kantonale e Cyrihut ndërmori një operacion të gjerë, duke rrethuar zonën dhe duke angazhuar edhe shërbimet e zjarrfikësve. Nxënësit u transportuan në një sallë shumëfunksionale për siguri.
Pas hetimeve intensive, autoritetet arrestuan një grua zvicerane 28-vjeçare, e cila dyshohet si autore e kërcënimit. Ajo u dërgua në prokurori për hetime të mëtejshme dhe është vendosur në paraburgim me urdhër të gjykatës.
Motivi dhe rrethanat e incidentit mbeten të paqarta dhe hetimet janë në vazhdim. Deri në përfundimin e procedurave ligjore, zbatohet prezumimi i pafajësisë. /Albinfo.ch
Për më shumë detaje – https://www.blick.ch/schweiz/zuerich/nach-drohung-an-schule-in-wallisellen-zh-polizei-verhaftet-schweizerin-28-id21179853.html
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












