Lajme
Nis vaksinimi i fëmijëve të moshës 5-11 vjeç në Greqi
Në Greqi ka nisur vaksinimi i fëmijëve të moshës 5-11 vjeç kundër koronavirusit.
Fëmijët do të injektohen me 1/3 e vaksinës Pfizer që marrin të rriturit dhe doza e dytë do të jepet pas 21 ditësh.
“Vaksinimi do t’i mbrojë, dhe në të njëjtën kohë do të reduktojë numrin e të infektuarve në shkolla. Kjo strategji do të rrisë nivelet e imunitetit të tufës brenda shoqërisë”, tha ekspertja e Sëmundjeve Infektive.
Ajo shtoi se të dhënat nga SHBA dhe Izraeli për sigurinë e vaksinave për fëmijët e kësaj moshe janë të shkëlqyera.
Raportet bëjnë me dije se nuk ka asnjë indikacion për efekte anësore të papritura nga vaksinimi te fëmijët 5-11 vjeç dhe as nuk janë regjistruar episode të miokarditit.
Sikundër shumë shtete evropiane, edhe shteti fqinj në ditët e fundit po përballet me një rritje të të infektuarve.
Një ditë më parë u raportua për 130 viktima në 24 orë.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










