Kosova
Nis takimi i presidentes Osmani me kryeministrin e Holandës dhe atë të Luksemburgut
Para pak minutash ka nisur takimi i presidentes Vjosa Osmani me kryeministrin e Holandës, Mark Rutte, si dhe me kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se temë diskutimi, ndër të tjera, do të jetë situata në Kosovë, dialogu dhe zhvillimet e fundit.
Theksohet se kryeministri Rutte dhe Bettel gjatë ditës do të takohen edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Një ditë më parë, kryeministri holandez, Mark Rutte, ka thënë se është i domosdoshëm depërshkallëzimi i situatës në veri të Kosovës.
Gjatë një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bethel, Rute theksoi se Luksemburgu dhe Holanda kanë vendosur të punojnë së bashku dhe të angazhohen në punë të përbashkët me vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Ne jemi të vendosur të forcojmë lidhjet tona. Tensionet në rritje mes Serbisë dhe Kosovës na kanë shqetësuar. Dhuna ndaj civilëve, pjesëtarëve të KFOR-it, gazetarëve është shqetësuese”, ka deklaruar ai.
“Kjo është e një rëndësie thelbësore për të dy vendet dhe rajonin më të gjerë, por edhe për Evropën në tërësi. Me luftën e ndezur mes Rusisë dhe Ukrainës, është më e rëndësishme se kurrë që të veprojmë së bashku. Marrëdhëniet e qëndrueshme ndërmjet Serbisë dhe Kosovës janë thelbësore për perspektivat e progresit të mëtejshëm në integrimin evr`opian”, ka shtuar kryeministri holandez.
E-Diaspora
-
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve Nga 1 marsi i vitit të ardhshëm, Metihe Mehmeti, 42 vjeçe, do të marrë detyrën e... -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin -
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri










