Kosova
Nis takimi i Kurtit me Borellin e Lajçakun
Kurti takon ndërmjetësuesit evropianë
Tashmë ka nisur takimi në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për politikë të jashtme Josep Borrell e emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, përcjell albinfo.ch.
Diplomatët para kryeministrit Kurti janë takuar me presidentin serb Alekdandar Vuçiq.
E pas këtyre dy takimeve të ndar, palët prutet që të zhvillojnë edhe një takim trepalësh.
Kurti para fillimit të takimeve të nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi, ka thënë se në Ohër ka ardhur për bisedime për të arritur marrëveshje.
E shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, përmes një postimi në Twitter tha se sytë e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor janë sot në Ohër.
Në këtë qytet të Maqedonisë së Veriut mbahet sot një takim mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Borrell dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, janë ndërmjetësues të takimit.
Borrell shkroi në Twitter se në agjendë të bisedimeve është aneksi i zbatimit të propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
“Sytë e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor janë në Ohër sot. Pas diplomacisë intensive me ndërmjetës mes Beogradit e Prishtinës, ne do të diskutojmë me presidentin Vuçiq e kryeministrin Kurti për zbatimin e aneksit – pjesë integrale e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve”- tha Borell.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











