Kosova
Nis punën ambasadori i Kosovës në Gjermani
Tashmë edhe zyrtarisht Faruk Ajeti ka marrë detyrën si ambasador i ri i Kosovës në Gjermani.

Dr. Faruk Ajeti sot ia ka dorëzuar letrat kredenciale presidentit gjerman, Frank-Walter Steinmeier.
Ambasadori Ajeti, përmes një postimi në Twitter, tha se do të punojë me përkushtim për të thelluar marrëdhëniet mes dy vendeve.
“Ishte një nder i madh për mua që sot t’i dorëzoja kredencialet e mia Presidentit Federal, Frank-Walter Steinmeier. Do të punoj me shumë kënaqësi dhe përkushtim për të thelluar marrëdhëniet tona të ngushta dypalëshe dhe historike mes Kosovës dhe Gjermanisë“, ka shkruar ai.
Dr. Faruk Ajeti është nga Kamenica, ndërsa në Vjenë ka përfunduar studimet master dhe ka doktoruar në Institutin e Shkencave Politike në Universitetin e Vjenës.
Për disa vite me radhë ai ka shërbyer si sekretar në Ambasadën e Kosovës në Austri.
Dr. Ajeti është një nga njohësit më të mirë të politikave ndërkombëtare. Shkrimet e tij viteve të fundit janë botuar në gazetat më të njohura gjermano-folëse, si: “Die Presse”, “Wiener Zeitung”, në gazetën e njohur zvicerane “ Neuer Züricher Zeitung” e të tjera.
E-Diaspora
-
Bern
Shoqata “Bashkimi” në Bern organizon festë për 28 Nëntorin Shoqata Kulturore Shqiptare “Bashkimi” në Bern ka bërë të ditur se këtë vit do të organizojë...
-
Kosova, e vetmja përfaqësuese e librit shqip në Panairin e Frankfurtit
-
Ekspozitë: “Migracioni – E ardhmja në retrospektivë”
-
Gazeta zvicerane: “Islami shqiptar po bëhet gjithnjë më konservator”
-
Shqipe Sylejmani sjell romanin e tretë: “Stolz und Widerstand” – Krenari dhe Rezistencë
Jeta në Austri
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese Vjena gjobiti supermarketet për etiketa çmimesh të rreme dhe mungesë zbritjesh pas 1,200 inspektimeve; rrjetet e...
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026
-
Austri: Promovohet romanit autobiografik „KREUZTANNE“ nga Fate Velaj