Kosova

Protestojnë veteranët

Organizatat e veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë mbledhur në sheshin Skënderbeu në Prishtinë, ku janë duke protestuar kundër Qeverisë së Kosovës.

Ata po kundërshtojnë miratimin e Ligjit për pagën minimale që i anashkalon pensionet e tyre, përcjell albinfo.ch.

Edhe qytetarët janë duke protestuar dhe kërkojnë dorëzimim e mandatit të deputetes Mimoza Kusari Lila, e cila dëgjohet tek negocion me Sllavko Simiq për këtë ligj.