Kosova
Nis projekti për deminimin e Kosovës, vlera e tij 4 milionë euro
Zona që do të pastrohet përfshin kryesisht male, pyje, kullosa dhe tokë bujqësore.
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka njoftuar se ka filluar projekti i veprimit për deminimin e Kosovës, i financuar nga Bashkimi Evropian.
Në një postim në Twitter, Szunyog është shprehur krenar me këtë projekt të BE-së me partnerët në Kosovë, transmeton Albinfo.ch.
BE-ja do të investojë pothuajse 4 milionë euro për pastrimin dhe përdorimin e sigurt të zonave të prekura nga minat si dhe mbetjet e municioneve thërrmuese, ka thënë Szunyog.
“Krenar që lansojmë sot projektin e BE-së në Kosovë për deminim me partnerët tanë zbatues “TheHALOTrust” dhe Ndihma Popullore Norvegjeze. BE-ja do të investojë pothuajse 4 milionë euro për pastrimin dhe çlirimin për përdorim të sigurt të zonave të prekura nga minat dhe mbetjet e municioneve thërrmuese”, ka shkruar ambasadori.
Tutje, ai ka theksuar se zona që do të pastrohet përfshin kryesisht male, pyje, kullosa dhe tokë bujqësore.
“Duke bashkuar forcat dhe financimin në çminim, me Departamentin e Shtetit dhe Ministrinë e Jashtme të Norvegjisë do ta bëjmë Kosovën më të sigurt për komunitetet e saj dhe do të kontribuojmë në zhvillimin ekonomik social”, ka përfunduar Szunyog./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













