Lajme
Nis lëshimi i certifikatave në Gjermani dhe Zvicër
Sot ka nisur lëshimi i certifikatave të gjendjes civile në konsullatën e Republikës së Kosovës në Gjermani dhe Zvicër
Në dy misionet më të mëdha diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës, në Gjermani dhe Zvicër, sot ka filluar lëshimi i certifikatave të gjendjes civile. Me këtë rast, në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Munih u organizua një ceremoni rasti ku mori pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i MPJ-së, Kreshnik Gashi.
Duke e vlerësuar ofrimin e këtij shërbimi si një ndër objektivat e realizuara tashmë të MPJ-së, sekretari Gashi, ndër të tjera theksoi se “me lëshimin e certifikatave të gjendjes civile nëmisione plotësohet më tutje gama e shërbimeve që ofrohen misionet e Republikës së Kosovës”.
Ai ka bërë me dije se shërbime të ngjashme pritet të ofrohen edhe në misionet tjera konsullore, raporton Albinfo,Ch.
“Së shpejti, certifikatat e gjendjes civile do të lëshohen edhe në të gjitha misionet tjera të Republikës së Kosovës”, është shprehur sekretari Gashi, sipas të cilit “lëshimi i nëntë llojeve të certifikatave të gjendjes civile u bë i mundur në saje të një bashkëpunimi të ngushtë ndërmjet MPJ-së dhe MPB-së dhe përbën një hap tjetër drejt ofrimit të shërbimeve efikase për qytetarët e Republikës së Kosovës”.
Ndërsa, Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Mihen, Naser Idrizi, theksoi se është shumë i kënaqur që përurimi i këtij shërbimi po ndodhë në Konsullatën e Përgjithshme në Minhen, e cila është hapur këtë vit dhe mbulon Republikën e Bavarisë dhe të Turingenit.
Kjo konsullatë, sipas Idrizit është në shërbim të plotë të qytetarëve të Republikës së Kosovës që jetojnë në këto Lande të Gjermanisë dhe gjithashtu është duke punuar në vazhdimësi për përmirësim mëtutjeshëm të lidhjes ekonomike dhe shoqërore të këtyre landeve me Republikën e Kosovës.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja










