Kosova
Nis gjykimi i parë në Gjykatën Speciale, ‘Cali’ e quan gjykatë ‘Gestapo’
Në Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë, është mbajtur gjykimi i parë ndaj ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa-Cali. Prokuroria e akuzoi për krime lufte por Mustafa u deklarua i pafajshëm derisa Zyrën e Prokurorit të Specializuar e krahasoi me policinë sekrete të Gjermanisë Naziste.
“Nuk jam fajtor për asnjë nga pikat që mi ngarkon kjo zyre e Gestapos”, ka thënë Mustafa në seancën e sotme, transmeton Albinfo.ch.
Mē tutje, Mustafa ka lëshuar sallën e gjyqit kur po mbahej seanca e parë ndaj tij, derisa gjykatësja tha se do të jetë i detyruar të marrë pjesë në seancat e tjera vijuese,
Po ashtu, ndaj eprorit të UÇK-së u drejtuan kritika për mënyrën si është shprehur Salih Mustafa sot, meqë ky i fundit derisa ka deklaruar që nuk është fajtor e ka quajtur ZPS-në
Pasi Mustafa ka lëshuar sallën trupi gjykues ka mbajtur një konsultim pas së cilit gjyqtarja ka lëshuar një urdhër me gojë.
“Trupi gjykues është i mendimit se prania e të akuzuarit është e nevojshme, edhe pse jo e e nevopjshme në këtë rast, megjithatë ky refuzim për tu paraqitur dhe zoti Bone kjo lidhet vetëm me pjesën e mbetur të seancës së sotme. Gjykata e mban të drejtën e vet diskrecionale në të ardhmen që të detyrojë të akuzuarit të jetë i pranishëm edhe kur ai heq dorë nga kjo e drejtë”, ka thënë ajo.
Ajo ka shtuar se Mustafa nuk do të lejohet të përdorë të njëjtin fjalor siç ka bërë sot derisa është deklaruar i pafajshëm.
“Duhet ta informoni klientin tuaj që nuk do ta lejojmë zotin Mustafa në seancat në të ardhmen që të përdorë gjuhë pa kurrfarë respekti në lidhje me palët apo pjesëmarrësit e tjerë siç ishte gjuha që përdori klienti i juaj kur ju referua ZPS-së”, ka shtuar gjykatësja.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











