Lajme
Nis festivali i filmit “Dokufest”
Ngjarja më e madhe e artit filmik në Kosovë, “Dokufest” sivjet sjell në skenë rreth 250 filma, prej të cilëve 106 në programin garues.. Në festival janë të pranishëm 200 musafirë
Mbi 250 filma të ndryshëm do të shfaqen brenda nëntë ditëve të ardhshëm në kuadër të festivalit ndërkombëtarë të filmit “Dokufest” i cili zyrtarisht u hap mbrëmë për të dymbëdhjetën herë në Prizren.
E konsideruar si ngjarja më e madhe e artit filmik në Kosovë, “Dokufest” sivjet grumbullon më shumë se 200 musafë të huaj të artit dhe dramës.
Në ceremoninë zyrtare ishte e pranishme edhe presidentja kosovare Atifete Jahjaga, e cila shprehu kënaqësi të veçantë që është pjesëmarrëse e një ngjarje të veçantë të kulturës, siç është festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar “Dokufest”.
“Është një kënaqësi e veçantë që të jemi këtu në qytetin e bukur të Prizrenit, në një ngjarje të veçantë siç është “Dokufest”, që mbledh një numër shumë të madh të artdashësve, njerëz të fushës së artit dhe të kulturës nga shumë vende të tjera të botës dhe që vendos jo vetëm Prizrenin, por edhe Kosovën rreth qendrave të tjera të artit dhe të kulturës”, tha Jahjaga.
Sipas organizatorëve, sivjet gjatë nëntë ditëve të festivalit do të shfaqen 250 filma, prej të cilëve 106 në programin garues.
Në ceremoninë e hapjes së “Dokufest-it” të pranishmit kanë pasur rastin që të ndjekin një performancë artistike prej afër 20 minutash, që njëherësh ka qenë edhe mirëseardhja në “Dokufestin” e 12-të me moto “Theji kufijtë”.
Ndryshe, festivali ka nisur me dokumentarin që trajton çështjen se pse njerëzit tregojnë rrëfime. “Stories We Tell” (Tregimet që i rrëfejmë) i autores Sarah Polley ka nisur me rrëfimin e brendshëm në familje. Në natën e parë të edicionit të 12-të të “Dokufestit” janë shfaqur 7 filma dokumentarë në 4 kinema të ndryshme, raporton Koha.
Drejtori ekzekutiv i festivalit, Eroll Bilibani, ka sqaruar se krahas 200 mysafirëve të botës së filmit, në organizimin e sivjetmë janë angazhuar rreth 200 persona, ku numrin dërrmues e përbëjnë vullnetarët e rinj të festivalit.
“Urojmë që ky numër i madh mysafirëve do të na ndihmojë në thyerjen e kufijve, çfarëdo qofshin ata. Besojmë se pas përvojës së tyre në Prizren ata do të bartin fjalën e mirë për këtë vend dhe njerëzit e këtij vendi”, është shprehur Bilibani.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












