Lajme
Nis emërimi i konsujve të nderit
Ministri Hoxhaj ka emëruar disa konsuj nderi në Austri e Turqi, ndërsa pritet të emërohen edhe në SHBA, Gjermani e Francë
Diplomacia kosovare ka nisur iniciativën për emërimin e konsujve të nderit nëpër disa shtetet partnere. Për t’i evidentuar personalitetet të cilat do të emërohen si konsuj nderi, ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj ka kërkuar nga ambasadat e Kosovës që të propozojnë personalitete të ndryshme në shtetet ku shërbejnë.
Siç raporton Kosovatimes, Hoxhaj tashmë ka emëruar disa konsuj nderi në Austri, Turqi, derisa në ditët në vazhdim pritet të emërohen konsuj nderi edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Gjermani, Francë dhe në disa shtete të tjera
“Jemi në pritje të pëlqimit nga shtetet përkatëse dhe shumë shpejt përfundojnë këto procedura dhe do t’i publikojmë edhe emrat”, ka thënë Artan Behrami, këshilltar i ministrit Hoxhaj.
Konsujt e nderit formalizohen pas marrjes edhe të miratimit nga shtetet gjegjëse. Konsuj nderi janë miq të Kosovës e që mund të propozohen nga presidentja Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi, zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli dhe nga Ministra e Punëve të Jashtme.
“Konsujt e nderit do kryejnë me dinjitet dhe në mënyrë efektive funksionin e konsullit të nderit të Kosovës. Ndërsa qytete për ku janë propozuar konsujt e nderit kanë rëndësi të veçantë për Kosovën për arsye ekonomike, politike dhe kulturore”, ka thënë Behrami.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë










